Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 15 raste të reja në 24 orë

16 Tetor 2021, 15:42| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 15:51

  • Share

KOSOVË- Asnjë viktimë nuk është shënuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Situata epidemiologjike duket se është përmirësuar ndjeshëm prej javësh ku numri i infektimeve dhe ai i viktimave mbetet shumë i ulët. Si rezultat i 2. 579 testimeve, janë regjistruar 15 raste të reja me COVID.

Aktualisht numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 745, ku Prishtina mbetet vatra e infeksionit, me numrin më të lartë të infektimeve krahasuar me qytetet e tjera.

Në 24 orët e fundit, 56 qytetarë kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 156.812 që nga fillimi i epidemisë në vend.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë vaksinuar 1.497.408 qytetarë, ku 666.265 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?