Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen 20 raste të reja infektimi

5 Qershor 2021, 15:24| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 15:40

  • Share

KOSOVË- Asnjë viktimë dhe 20 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë.

Ndërsa nga 2.066 testime të kryera, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

147 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, ndrësa numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 103.908.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.613, ndërkohë që ai i viktimave është 2,264 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 2.922 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 78.477 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?