Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Asnjë viktimë në 24 orë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 10 raste të reja infeksioni

7 Qershor 2021, 16:59| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 17:01

  • Share

KOSOVË- Vazhdon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike edhe në Kosovë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Nga  2.277 testime të kryera janë identifikuar vetëm 10 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 134 qytetarë, ndrësa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.188.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.758, ndërkohë që ai i viktimave është 2,265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 1.074.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 667 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 80.803 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?