Opinion

Astrit Patozi: Edhe me hap derën e shtëpisë duhet takt

15 Gusht 2021, 18:51| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 18:53

  • Share

Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe ky është lajm i mirë. Ndonjë përjashtim i vogël thjesht e përforcon më shumë rregullin.

Natyrisht, do të gjenden gjithmonë arsye të veçanta patriotike dhe do të bëhen bilancet e përhershme se kush do të përfitojë politikisht prej kësaj, por jemi mësuar tashmë me këtë histori. Ajo ndodh pas çdo ngjarjeje, që nga zjarret e kullotave tona, e deri tek ngrohja globale, ndaj dhe nuk ka pse të mos përsëritet.

Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë. Edhe pse nuk është përgjegjësia e tij direkte hapja apo mbyllja e dyerve të Shqipërisë, qëndrimi i tij është i rëndësishëm.

Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka "çelësat" e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me "plaçkat e trupit". Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?