Lulzim Basha dhe Edi Rama

Horoskopi

Astrologia gjen ‘fajtorin’ e humbjes së Bashës në zgjedhje: Kishte kundër hënën dhe diellin! Rama lindi në vit të bekuar

9 Qershor 2021, 21:46| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 21:52

  • Share

Studiuesja e astrologjisë, Keti Sula ka treguar se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. E ftuar në Top Channel ajo tha se Rama kishte lindur në vit të bekuar dhe prandaj Basha e kishte të vështirë. Ndërsa shtoi se kryedemokrati kishte kundër diellin dhe hënën.

“Basha nëse do ta shoh në nivel më makro përballë Edi Ramës, energjitë e këtij të fundit janë më të mëdha për momentin. Edi Rama është i vitit 1964 dhe ky vit ka një super energji. Po ta fillojmë me Jeff Bezoz, Boris Johnson, Michelle Obama, Kamala, etj. Tani, nuk mendoj që është fajtor i humbjes Basha. Pse? Sepse Basha ditën e zgjedhjeve ka pasur kundër Marsit të tij diellin dhe hënën. Nga ana tjetër Saturni ndodhej kundër Mërkurit të tij që s’i jepte dot lajmin e fitores. Energjia e tij nuk ishte aq e madhe,“-tha astrologia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?