Atentati ndaj Trump, më 15 tetor nis gjyqi

1 Tetor, 16:47| Përditesimi: 1 Tetor, 16:49

  • Share

57-vjeçari, Rayn Routh, i cili tentoi të vriste ish presidentin Donald Trump, nuk ka pranuar fajësinë dhe akuzat federale të ngritura ndaj tij.  Ai y paraqit në gjykatën federale në Ëest Palm Beach disa ditë pasi u zyrtarizua aktakuza me pesë pika.

Më 15 shtator, 57-vjeçari tentoi të vriste republikanin Trump, teksa ky i fundit po luante golf në kompleksin e tij në Florida. Falë vigjilencës së mprehtë të agjentëve të Shërbimit Sekret amerikan, atentatori u pikas para se shënjestronte ish presidentin.

Një agjent qëlloi në drejtim të Routh, i cili u largua me shpejtësi dhe pastaj u arrestua pranë vendit të ngjarjes. Nga hetimet prokurorët kanë zbuluar se Routh kishte shkruar në një letër planet e tij për të eliminuar republikanin Trump, disa muaj para atentatit, ku e parashikonte veprimin e tij si një “përpjekje të dështuar për vrasjen e Donald Trump” dhe ofronte 150.000 dollarë për këdo që mund ta “mbaronte punën”.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?