Politikë

Athina ‘vishet’ kuqezi për Festën e shqiptarëve, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis

29 Nëntor 2021, 10:28| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 10:30

  • Share

Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes se Pavarësisë së shqiptarëve.

Një gjest i bukur i Bashkisë së kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të posaçëm në Twitter, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Faleminderit vëlla”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në postimin e tij.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuq e Zi: 29/11/2021 14:31

    Me mire vone se kurre, kjo ishte nje gje shume domethenese per emigrantet shqiptare ne Greqi, t'u kthehet dinjiteti. Pas lodhjes e raskapitjes ne pune dhe problemet e shumta qe ka cdo familje shqiptare, ky vendim i bashkise se Athines per te nderuar festen e flamurit te shqiptareve,eshte nje lehtesim dhe rritje dinjiteti, qe shqiptareve u ka munguar prej shume vitesh ne Greqi. FALEMNDERIT MENDJEVE NJEREZORE QE KONTRIBUAN NE KETE EVENIMENT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?