GREQI - Në një shtëpi në zonën Aharnes të Athinës janë gjetur shumë mjete shpërthyese dhe municione, materiale luftarake dhe armë . Më shumë se 4,400 gëzhoja, 10 mjete shpërthyese, një armë zjarri e improvizuar, 25 fishekë dhe një numër përbërësish të materialit luftarak u konfiskuan.
Orët e para të ditës së djeshme, e premte 11 tetor 2024, u zbulua nga policia në një shtëpi një sërë mjetesh shpërthyese dhe municioni, material luftarak dhe aksesorë, fishekzjarre dhe një armë në një shtëpi në zonën e Aharnës, Athinë.
Armët e zbuluara në këtë banesë dyshohet se kanë lidhje me arrestimin e Ermal Metkos nga Berati më datën 2 tetor.
Ky i fundit, me precedentë të rëndë penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë, u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.
Ndaj tyre është ngritur një dosje për armë, mosbindje dhe shkelje të ligjeve për të huajt dhe lëndët plasëse.
- Pesë mjete shpërthyese të improvizuara,
- pesë mekanizma të improvizuar për vonesë kohore,
- pesë granata,
- 459 fishekë,
- armë zjarri e improvizuar,
- 25 fishekzjarre,
- 70 krehëra,
- gjashtë silenciatorë,
- tetë mbajtëset e krehërave,
- dylbi,
- tre jelek antiplumb,
- bajonetë,
- pjesët e armëve,
- dy thika dhe
- grirëse metalike.
Zona është fotografuar dhe eksploruar nga anëtarë të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, ndërsa sendet e sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim laboratorik.
Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos.