Atje ku digjet Kushtetuta, do digjen edhe njerëzit!

22 Maj 2019, 17:27| Përditesimi: 22 Maj 2019, 22:13

  • Share

Në 10 maj 1933, nga studentët hitlerian janë djegur mbi 20.000 libra, libra që ishin të shkrimtarve ndër më elitarët të kohës, duke filluar nga Frojdi, Ajnshtajni, Marks, Breht etj etj. Kjo masakër epokale mbi dijen u shoqërua me nje fjalim të Ministrit të Propagandës naziste Joseph Goebbels, ku fraza e tij domethënëse “gjermanët e ardhshëm, nuk do jenë njerëz të librit, por njerëz me karakter..." do i mbetej historisë, si një nga shprehjet më regresive të historisë përparimtare. Pikërisht kjo mu kujtua sot, kur pashë me tmerr se si të rinj partiakë shqiptarë kishin vërvitur në shesh përreth zjarrit librin më superior të ekzistencës sonë kombëtare, Kushtetutën. Nuk di kush është regjizori ose regjizorja, por kjo pamje është radiografia më e ashpër më e qartë se ku ka përfunduar lufta për pushtet, mbrapa cfarë “protestash” dhe të rinjsh të verbër fshihet.

Të hedhësh në shesh Kushtetutën, përreth zjarrit toksik, Kushtetutën që është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, përbën në vetvete jo vetëm një vepër të mirëfilltë penale që dënohet nga Neni 268 i Kodit Penal, por kompromenton frymën, qëllimin dhe të ardhmen që ofrojnë soji i këtyre protestuesve kushtetutdjegës. Situata është tragjike nga të dy kampet dhe nga ata që e djegin de fakto Kushtetutën por edhe nga ata që e kanë djegur de jure atë, duke i vrarë shpirtin, atë të sanksionimit të sovranitetit real të shqiptarve mbi jetët e tyre, atë të votës së drejtëpërdrejtë, atë të garantimit të punës, të shëndetit, të qetësisë, barazisë dhe harmonisë.

Kushtetuta shqiptare prej 21 prillit 2008 e ka humbur aktualitetin dhe lidhjen shpirtërorë me popullin e saj, por gjithësesi ajo kurrë nuk mund të digjet, as ajo dhe as libri më mediokër në këtë tokë nuk mund të përbëj herezi dhe të ndëshkohet me djegie. Pasi siç thoshte shkrimtari i madh Heinrich Heine .. “ atje ku digjen librat do digjen edhe njerzit”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rukije Spiropali: 23/05/2019 12:44

    Te djegur jemi komplet si komb, nuk kemi c'humbim asgje. Nje kushtetute e bere nga sharlatane vetem per b**** e tyre , djegja eshte pak. Diten kur ti djegim te gjithe te keqijat qe pjell politika atehere kane filluar me ndryshuar gjerat (dhe per hajer qofte ndryshimi). Prandaj Studentet jane ne te drejten e tyre te djegin cdo padrejtesi qe fillon qe te kushtetuta e shtrember. Titull idiot Brisida. Duket me shume si kercenim qe tremb vetem mizat. Dhe sa per krahasimin me fashistet, me ato fashiste po bashkpunoni sot e po ju ruajne b... e qelbur.

    Përgjigju
    • Toni: 25/05/2019 07:12

      Zj. Rukije,ka një shprehje që thotë se çdo komb ka politikanët që e karakterizojnë.I ke bërë ndonjëherë pyetjen vetes pse historikisht gjithmonë ne shqiptarët kemi qenë të fundit dhe të djegur siç thua në Europë për çdo gjë!Sepse atë kushtetutë që politikanët vërtet e kanë bërë për by**** e tyre ata që e djegin sot po tu japish nga 10000 lek prap do ta votonin.Jemi nga ata popuj që u përshtatet shprehja "më dhëmb por më pëlqen..."

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?