Nga fitorja e fundit e Atletico Madrid

Atletico fiton dhe ruan vendin e dytë, Tottenham “fundos” Chelsea

2 Prill 2018, 09:34| Përditesimi: 2 Prill 2018, 09:36

  • Share

Atletico Madrid mposht 1-0 Deportivon në javën e 30-të të La Ligas. Golin e fitores e shënoi Kevin Gameiro me penallti në minutën e 34-të. Atletico ruan vendin e dytë duke qënë 9 pikë larg Barcelonës së vendit të parë dhe 4 më shumë se Real i vendit të tretë. Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate. Eibar-Real Sociedad 0-0 ,Malaga-Villareal 1-0 , Leganes-Valencia 0-1 ,Espanyol-Alavesh 0-0 ,Sevilla-Barcelona 2-2, Las Palmas –Real Madrid 0-3, Athletic Bilbao- Celta Vigo 1-1 , Girona-Levante 1-1 ndërsa sonte luhet Getafe-Betis.

Në Premier League Tottenham ka fituar 3-1 në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat duke fituar derbin dhe ndeshjen që vendoste fatin e kualifikimit në Champions League.

Alvaro Morata kaloi londinezet në avantazh në minutën e 30-të ndërsa danezi Eriksen barazoi me një supergol në fundin e pjesës së parë .

Në fraksionin e dytë është Dele Alli që realizon një dygolësh në minutat 62 dhe 66-të për ti dhënë fitoren Tottenham që tashmë e dërgon Chelsean 8 pikë larg.Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate : Arsenal-Stoke 3-0 ,Everton-Manchester City 1-3 ,Brighton-Leicester 0-2 ,Man.United-Swansea 2-0 ,Neëcastle –Huddersfield 1-0 ,Watford-Bournemouth 2-2 , West Brom-Burnley 1-2 ,West Ham –Southampton 3-0 dhe Crystal Palace-Liverpool 1-2 .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?