Momenti kur Aubameyang fiton penallti

Aubameyang gabon penalltinë në fund, Arsenal ndan pikët me Tottenham

2 Mars 2019, 18:50| Përditesimi: 2 Mars 2019, 18:53

  • Share

Derbi i Londrës në “Premier League” mes Tottenham dhe Arsenal është mbyllur me shifrat 1-1.

Një ndeshje ku “topçinjtë” e Emery kërkonin me patjetër fitoren dhe për një moment u krijua edhe përshtypja e një rezultati të tillë pasi që në minutën e 16 Aron Ramsey kaloi skuadrën mike në avantazh.

Gjithsesi në pjesën e dytë Harry Kane ekzekutoi saktësisht një penallti duke barazuar rezultatin në 1-1. Arsenal pati mundësinë e shkëlqyer në fundin e takimit për tre pikët, por Aubameyang fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas gjatë vijimit të aksionit bëri më të vështirën për të dërguar topin në rrjetë.

Në fund skuadrat ndajnë pikët me Arsenal që mbeti e zhgënjyer duke patur parasysh faktin që kjo ishte një ndeshje delikate për luftën e zonës “Champions”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?