Auditimet/ KLSH: Administrata publike ka kryer 1.7 mld € shkelje në katër vjet

2 Mars 2019, 07:16| Përditesimi: 2 Mars 2019, 09:53

  • Share

Është 1.71 miliardë euro në total dëmi ekonomik i shkaktuar arkës së shtetit nga veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve dhe dëpunësve të administratës shtetërore në qendër e në bazë, zbuluar nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në periudhën janar – dhjetor 2018. KLSH ka kryer 179 auditime dhe ka përfunduar dhe evaduar 171 të tillë, duke zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24.1 miliardë lekë ose 193 milionë euro.

Por edhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 190 miliardë lekë, afërsisht 1.5 miliardë euro nga e cila: 116 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro; 73.8 miliardë lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 213 miliardë e 892 milionë lekëve ose afërsisht 1.71 miliardë euro. Kursi i këmbimit të lekut/euro është kursi i Bankës së Shqipërisë i datës 31.12.2018, 1 euro = 125 lekë.

Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2014 deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018.

KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime, në shumën totale prej 24.1 miliardë lekësh, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 10.7 miliardë lekësh.

Nga shkeljet në zbatimin e legjislacionit tatimor 13.3 miliardë lekë; nga shkeljet në zbatimin e kodit doganor 2.1 miliardë lekë; nga keqadministrimi i pronës shtetërore të dhënë me qera dhe koncesione 6.9 miliardë lekë; në shpenzimet për paga, sigurime dhe shpërblime 125.8 milionë lekë; në shpenzimet operative 66.2 milionë lekë dhe në prokurime publike 1.2 miliardë lekë. Totali i dëmeve për vitin 2018 llogaritet në 24 miliardë e 93 milionë lekë.

Ndërkohë, sa u përket shkeljeve të konstatuara të disiplinës financiare me ndikim negative, në fushën e të ardhurave në vlerën 116 miliardë lekë, ndërsa në fushën e shpenzimeve në vlerën 73.8 miliardë lekë.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 41 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë. Numri i personave të kallëzuar arrin në 112 drejtues.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Matka: 07/03/2019 10:08

    Po kush te denon ne vendin me te korruptuar te planetit?me mire mos i botoni keto lajme cdo dite se nuk i beson njeri dhe e beni me qesharak vendin e krimit shqiperi!

    Përgjigju
  • Kuci: 07/03/2019 10:06

    Per aq kohe sa nuk perfundon njeri ne burg nga kto raportet e KLSH atere per cfar na i nxirni kto raporte neper lajme, apo me pa se sa na kane vjedhur

    Përgjigju
  • fatosi: 07/03/2019 10:04

    Krime të tillë janë shumefish më të rëndë se vrasja. Të shkatërrosh mjedis të Republikës, pasuri e të gjithëve, në shtete të fuqishëm me demokraci të lartë, dënohesh më burgim të përjetshëm.

    Përgjigju
  • Armiku: 05/03/2019 23:33

    Se kuptoj ca duhet bere tjeter ne kete vend qe nuk merret asnje veprim nga instucionet me gjithe keto shifra te frikshme duhet te merren masa te menjehershme

    Përgjigju
  • Becka: 04/03/2019 21:33

    Kështu janë të gjithë HORRAT dhe KRIMINELËT e PDsë dhe LSIsë dhe PS , pa përjashtim ! te gjithe janë një KOPE HORRASH dhe ÇAKENJSH që e duan Shqipërinë për ta VJEDHUR dhe për ta PLAÇKITUR ! BURG BURG BURG dhe SEKUHESTRIM të të gjitha PRONAVE që këta KRRIMBA HAJDUTË disponojnë . LIGJI duhet të veprojë me ashpërsinë më të fortë kundër këtyre HAJDUTËVE të Pështirë dhe të Neveritshëm

    Përgjigju
  • Limi cunit: 04/03/2019 21:08

    Si do te parashikonte Sami Frasheri sikur te ishte i gjalle, per palo politikanet e pas 1992 qe aq shume kane vjedhur dhe abuzuar me djersen dhe te drejtat e ketij populli?

    Përgjigju
  • Ermali: 04/03/2019 21:00

    KLSH duhet te jete garanti i parave dhe prones publike . Shume mire qe con per ndjekje pensle abuzuesit e pushtetit . Mire eshte qe KLSH te jete kontrollori ne kontratat koncensionare , ku ne qoftese demtojne interesin publik te mos aplikohen . KLSH dhe SPAKU te bashkepunojne per korrupsionin e tenderave dge koncensioneve qe nga 1991 , dhe do te shihni qe miliarda i jane grabitur popullit nga kjo klase antishqiptare dhe grabitese . Varferia e nje vendi te bekuar nga zoti me natyren dhe burimet ka si shkak korrupsionin e gjithaneshem shteteror

    Përgjigju
  • Xheni: 04/03/2019 20:38

    Hipotekat doganat legalzimet, tatime dhe punonjesit e tyre jane nga instutcionet me te korruptuara te cilat ky Ed rama duhet ti reformoje sa me pare, nuk mund te vhazdohet me nje gjendje te tille, sa do jane keto protalet por perseri ka probleme te medha dhe vonesa

    Përgjigju
  • Berberi: 04/03/2019 20:31

    Ke institucione te kapesh me pare ketu jane te gjithe njelloj dhe tek ansje nuk te percjell besim se po ben punen 100 %, po hajde te merresh emme Ed ramen e shok, dogant e tatimet qe jane bere si peshku pa uje

    Përgjigju
  • Bomi: 04/03/2019 20:25

    Me pronat eshte bere nami ne kete vne dhe perseri vazhdojne probleme te pafunda, qyterate te cilet sorrollen neper institucione dhe burokraci pafund, te zgjat nje problem deri ne disa vjet dhe hajde ta zgjidhesh, hipoteka dhe legalizmet jane institucionet me te korruptuara ne vend dhe duhen bere nje veting i thelle per keto institucione

    Përgjigju
  • Arbeni: 04/03/2019 20:21

    Mendoj se ne krye te ketin insititucioni duhet te vije nje njeri profesional dhe i pavarur, dhe ti japi nje imazh tjeter institucionit, refodrmimit si dhe perkrahjen e te rinjev pasi nje pjese jane xhaje ne moshe

    Përgjigju
  • MIMI: 04/03/2019 20:18

    Mendoj se shume pak nga keto qe konstaton KSLH qendron, dhe ndonjerehe duhen rishikuare me vemendje

    Përgjigju
  • Kimi: 04/03/2019 20:15

    Po ca behet keshtu cfare jane keto shifra vetem ne shqiperi mund te ndodhin vjedhjje te tilla galopnate, kur do behemi ne si vend po ikin gjihte riniar vetem xhajet kane ngelur ketu

    Përgjigju
  • Iliri: 04/03/2019 19:44

    Po ca bwni keshtu o cuna sa rezultate mendoni se do kete ne vend te mallkuar, ku cdnjeri prej nesh eshte i pafuqishem perballe ketyre politikaneve te korruptuar qe vete mendojne per xhepat e tyredhe as nuk i bjen mendja per popullin e mjere, keto shifra qe permden ne shkrim jane te frikshme te vesh duart ne koke nese qendrojne........

    Përgjigju
  • Cimi: 04/03/2019 19:38

    Te gjitha keto deme qe jane nxjerre ne KLSH sikur vetem 20 % e tyre te merrej ne konsiderate nga administrata, apo nga titullaret qe abuzojne me largime nga puna te padrejta dhe pastaj jemi ne qytetaret qe i pagujme me taksa keto detyrime nga xhepat tona te qyetareve te varfer, ndersa pushtetaret jetojne ne lukse si ne perralla

    Përgjigju
  • dimri fundit: 04/03/2019 19:31

    Eshte vertet qe keto qe thote KLSH ne raportet qendrojne, nje pjese e atyre nuk merren fare ne konsiderate nga prokuroria i lene neper sirtare nder vite, plurosen. Po ketu si opozita dhe qeveria jane njesoj te gjithe nuk i merre njeri ne konsiderate keto fakte te rendesishme por i perdoirn sipas interasave te tyre me qellime perfitime politike

    Përgjigju
  • kasemi: 04/03/2019 19:26

    Sado qe te kete rezultate KLSH, ketu duhet ndryshuar komplet sistemi , qe nga Qeveria kete politikane te ndyre qe jo me per qyteraret nuk pyesin por as per ato qe le KLSH

    Përgjigju
  • titi: 04/03/2019 19:22

    KLSh ka punuar mire nder vite dhe kjo duhet merret ne konsiderate

    Përgjigju
  • Administrat: 02/03/2019 17:35

    Nuk ka asnje te dhene sa prej demeve jane cdemtuar nga keta administrator hajdut, sa prej tyre kane shkuar ne burg, ndryshe eshte e kot. Shoh vetem Kesh ka demtuar mbi 2,5 md dhe drejtori shkon drejtor ne pozicion tjeter?!

    Përgjigju
  • Azbi: 02/03/2019 16:52

    Te gjitha institucionet jane ne gare kush te vjedhe me shume, 20-30% te tenderave i marrin kryetaret. KLSH eshte per vete e korruptuar se merr pjesen e vet dhe mbyll dosjet. Kush abuzon duhet futur brenda dhe kjo trem te tjeret, deri me sot asnje nuk eshte denuar.

    Përgjigju
  • Rrushi i Zekes: 02/03/2019 15:08

    Ata qe punojne ne Klsh jane njerezit me te korruptuar ne shqiperi madje ja kalojne edhr gjyqtareve. Kane bene gjoba marramendese dhe Edi Rama me leto duhet te meret Portali Bashkeqeveriskes. Me denoncimet per leket qe marin Besmir Paja cuni i spiunit te Klsh ne Durres.

    Përgjigju
  • Rrushi i Zekes: 02/03/2019 14:56

    Le qe jane vetem ca pleq te kohes se enverit qe kontrollojme, kurse nja 2 te rinj qe kane mar ne pune jane vetem cunat e atyre spiuneve qe kane punu ne SHIK. Keni rastin e Besmir Paja qe e ka baben roje te shiku. E Edi Rama sekuestroja shpine ktyre se e kane plot me leke qe kane marr gjoba dhe futi ne burg.

    Përgjigju
  • Rrushi i Zekes: 02/03/2019 14:52

    Jeni ne vete ju ca KLSH thoni. Ato kur kontrollojne vijne vetem per gjoba. Vejne gjoba jep kaq jep aq qe mos cojme ne prokurori. Po si nk doli 1 njeri ti regjistronte kto zagare kur i marin leket. Eshte 1 Besmir Paja ne Durres qe punon ne KLSH. Ai eshte me i ndyri qe duhet cu patjeter ne burg.

    Përgjigju
  • MONA: 02/03/2019 08:53

    PO KONTROLLET BEHESHIN POLITIKE ASNJEHERE SU KONTROLLUA QEVERIA BERISHA BUJAR LESKAJ NGA DOGANIER NE MINISTER DHE KLSH ME SHKOLLE PD ESHTE E KUR QE MINUSTER KULTURE KY INJORANT

    Përgjigju
    • Armando: 02/03/2019 15:49

      Vllai po flet Gabim Bujar Leskaj esht nga me te Arsimuarit ne gjith pushtetaret futu ne cdo rrethan tijen kontrollondhe shiko esht njeriu i vetem me arsimin me te paster ne shqiperi dhe i arsimuar drejt persedrejti dhe po te duash ta faktoj qe un i pari

  • Cilo: 02/03/2019 08:49

    Po ju te KLSH SA KENI VJEDHUR KERKOJE WETING PER JU JUVE JA KALONI GJYQTAREVE HEKURAN AVDYLI QEMAL META MIRON BOGDO ALBERT THOMARI NAPOLON RIZVANI PELLUMB SADIRAJ ETJ JENI GJOBEVENES MAKSIMAL...Edhe pacen e donit pa leke o funderrina NE HOTELE PA LEKE FLINI

    Përgjigju
  • Erald: 02/03/2019 07:39

    KLSH eshte kazan ! Rilindasin nuk abuzojne fondet e buxhetit ! Ata ta thekin tepsine

    Përgjigju
    • TEFA: 02/03/2019 09:30

      JU MILITANT I PROVOFSHI NE KURRIZ TI NJOHESH SA TE MIRE JANE MUA SME KERCET AS PD AS RILINDJA BANDA JANE 3 FORCAT POLITIKE PD PS LSI GHE KETA JANE HAJDUTE O NJEREZ TE TERE ME SHTEPI BYZE DETIT E NE TIRANE TE BEHET WETING E TE VERTETOHET VJEDHJA NE BASHKEPUNIM

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?