Bota

Autobusi bie nga shkëmbi në Bolivi, 23 persona humbin jetën, mes viktimave edhe 3 fëmijë

7 Shtator 2021, 22:59| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 23:01

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolivi, ku një autobus ka rënë nga shkëmbi dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 23 persona. Mes viktimave sipas mediave greke bëhet me dije se janë edhe 3 fëmijë, njëri prej tyre 1 vjeç dhe 2 të tjerët 6 vjeç.

Autobusi, me 33 pasagjerë , u përplas dhe ra nga një shkëmb 400 metra ditën e djeshme, ndërsa raportohet për 13 të plagosur.

Deri më tani raportohet se autobusi ka devijuar rrugën në përpjekje për të shmangur aksidentin me një automjet tjetër, por kjo lëvizje ka rezultuar fatale.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?