Lulzim Basha është i shushatur nga Foltorja e Sali Berishës dhe nga mundja e vazhdueshme që Edi Rama i bën në çdo palë zgjedhje ndaj ka hyrë nëpër ca shtigje argumentesh ku më shumë del blof sesa ndërton aksion apo argument politik. Ai sot (prej muajsh në fakt) po përpiqet që të ndërtojë në opinion publik përceptimin se Rama është krah Metës e Berishës, dhe se ai (Luli pra), është politikani i ri, i pastër e vizioari që do ta çojë Shqipërinë drejt begatisë së madhe.
Tani kjo është qesharake për një milion arsye, duke filluar nga fakti që Basha është produkt i Berishës, tre herë ministër i tij dhe kryebashkiak i Tiranës. Në secilin post mbart mbi vete dyshime të forta korrupsioni (rruga e Kombit), tradhëti kombtare (marrëveshja e detit) , urdhër-vrasje (21 janari). Pa harruar lidhjet me lobistët rusë në zgjedhjet e 2017-ës, që sot vetë Sali Berisha e ka si argument kryesor ndaj Bashës.
Por, përtej biografisë së Bashës që e di i madh e i vogël në këtë vend, ajo që vazhdon ta përkeqësojë pozitën e tij në skenën politike është strategjia e tij për të asociuar kryeministrin Rama me Ilir Metën. Në një kohë kur personi i vetëm që e ka bërë Ilir Metën të fluturojë nga mendja është Edi Rama, në një kohë kur Ilir Metën e ka shkarkuar në Kuvend Edi Rama, në një kohë kur Ilir Metën dhe partinë e tij e ka sulmuar më shumë se kushdo Edi Rama, Lulzim Basha del e thotë që kryeministri ka aleat Metën? Në një kohë kur Ilir Meta i jap partinë me qera Sali Berishës, Lulzim Basha mendon se ai është aleat i Ramës?
Po me sa mend në kokë, cilët janë ata që e këshillojnë Bashën që të tentojë të bëjë këtë asociim sot në ditën që Kushtetuesja merr vendimin për Ilir Metën (i cili siç e thamë më lart është shkarkuar nga Edi Rama në Kuvend) ? Ku ishte Lulzim Basha kur Rama bënte betejë politike me Ilir Metën? Në rastin më të keq Basha ishte në heshtje, në rastin më të mirë ai ishte në koalicion me LSI dhe me Ilir Metën.
Pikërisht këto paradokse e bëjnë Lulzim Bashën të mbetet ai njeriu që nuk bëhet dot lider sepse nuk krijon dot asnjë fabul të besueshme.
Po Bashe eshte nje loqke e boles Berishe?
PërgjigjuKeni shume te drejte zoti Flogert! Fjalet e Basho-vicit dhe aresyetimet e tij feminore nuk bindin asnje shqiptar,sepse eshte nje llogjike qe ata qe e keshillojne ose tallen me te dhe e nxitin te beje keto aresyetime absurde ose jane dhe ata te te njejtit nivel aresyetimi.Dakort qe Basho-vicit nuk i pelqen Edi Rama,dakort edhe se jane diametralisht te kundert,por bej nje opozite reale ore derebardhe,me kembe ne toke qe te ngjite ne elektorat dhe jo vetem ne disa te indoktrinuar rreth teje.Fjalori politik i Basho-vicit eshte i njejte me ate te Berisho-vicit,jane te njejtat fjale,e njejta retorike boshe,te njejtat akuza pa baze qe nuk i besojne as Ke(rr)ici dhe as Bardhi e grupi i tij i mbrojtjes se votes (me paramilitare te inkriminuar)qe vrau dhe nje njeri ne Elbasan dehe sic duket ja hodhi duke dalur pa lagur nga drejtesia "e re"...!Habitem me te vertete,si nuk ka njeri ne kupolen e asaj partize te mbetur tashme me llogjike qe ti thote Stop kesaj frazeollogjie toksike dhe te fillojne te bejne nje politike reale,me fakte ,me dokumenta e me propozime konkrete qe te behen te besueshem ne publik dhe jo te dallohen nga anti-PD-ja e anti-amerikanet e Berisho-vicit vetem nga vula e nga selia? E kuptojne kete Roland Bejkoja e te tjere politikane te ndershem te kesaj partie? Apo do vazhdojne keshtu deri sa te shkaterrohen fare e te behen parti me e vogel se sa dhe particka e Monikes me nje cizme Gucci?Shqiptaret e dine tashme se kush eshte i rrezikshem e i inkriminuar nga politikanet shqiptare dhe kjo eshte aresyeja qe shumica e shqiptareve prej vitit 1992 voton per Edi Ramen,sepse tek Edi Rama shohin nje njeri qe ,megjithe gabimet e tij,eshte me i pranueshem per ta.Sa per Bashen shqiptaret e dine se ai qysh kur u katapultua me suste ne krye te PD-se eshte perfolur e akuzuar per korrupsion,per vrasje ne 21 janar,[per tradheti kombetare ne rastin e shitjes se detit Greqise,per procese elektorale te stisura e fallco si ne zgjedhjet e vitit 2011 per kryetar bashkie,ashtu dhe per te tilla hinere te tij brenda zgjedhjeve partiake ne partine e tij.Keto e te tjera si keto nuk zhduken nga kujtesa e shqiptareve me urdher te peshkut dhe eshte e kuptueshme se Basha nuk mund ta kuptoje kete,por te tjeret rreth tij?! Vetem nje proces i ri zgjedhor,i ndershem e transparent brenda partise,me pjesemarrjen e te gjithe kandidateve qe jane dhe jashte grupimit te tij (perjashto ata qe jane te inkriminuar) do te jete shpetimi nga rrethi vicioz qe ka hyre kjo parti,qe po shnderrohet ne partize te vogel dhe qe po vazhdoi keshtu do konkuroje me particken e Like Floririt se kush eshte me e madhe!
Përgjigju