Kanabisi i sekuestruar nga policia greke

Autoritetet greke zbulojnë plantacionin e kanabisit në kufi me Shqipërinë! Sekuestrohen 1850 fidanë, asnjë gjurmë nga autorët

1 Korrik 2023, 13:43| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:12

  • Share

GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur një platancion kanabisi të braktisur në kufi me Shqipërinë. Plantacioni i cili shtrihej në një sipërfaqe prej përafërsisht 5 hektarësh midis komuniteteve Kerasohori dhe Palamba në Filat.

Edhe pse autoritetet greke u kishin zënë pritë, ata nuk gjetën asnjë gjurmë të autorëve përveçse kanabisit të braktisur i cili përbehej nga dy mënyra. Në njërën, autorët e panjohur kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis gati për transplantim dhe në tjetrën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.

Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?