Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike fluturuan sot në qiellin e Tiranës.
E gjithë skuadra, realizoi në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pjesë e programit të forcave ajrore britanike.
(Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Fotogaleria për foto të tjera
Video HD, gjate fluturimit te avioneve "Red Arrows" mbi TiraneVIDEO/Skuadrilja britanike #RedArrows gjate fluturimit mbi #Tirane . Pamjet e filmuar nga piloti anglez, Kapiteni Marcus Ramsden gjate fluturimit pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe Parkut te Liqenit Artificial #Tirana #Albania #Shqiperi #Shqiperia
Posted by Shqiptarja.com on Friday, March 18, 2016
(Gjate fluturimit mbi Tirane, pamje nga kabina e pilotit)
Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet nje spektakel i tillë spektakël, ku mjetet fluturuese dhurojnë për kryeqytetasit një “show” nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.
Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shkruan në Facebook se sot nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit. "Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike sot do të fluturojnë në qiellin e Tiranës. Epiqendra do të jetë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit"", shkruan Kodheli në Facebook.