Kronikë

Avioni me drogë në Vermosh, dalin detajet e ekspertizës: Rezultatet e ADN dhe shenjat e gishtërinjve identifikuan 2 shqiptarë, janë në vëzhgim nga policia

25 Tetor 2021, 15:00| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 15:15

  • Share

Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.

Autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush ndodhej në avionin sportiv që u rrëzua tre javë më parë në zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, por nga ekspertiza dhe përgjigjja e ADN-së nga shenjat e gishtërinjve në avion, Report Tv mëson se bëhet fjalë për 2 shqiptarë. 

Hetuesit po punojnë edhe për identifikimin e personave që i ndihmuan të largohen pas rrëzimit të avionit në Vermosh me një makinë fuoristradë të bardhë, siç dëshmuan banorët e zonës.

Dyshohet se avioni përdorej për transport droge dhe rënia ka qenë nga mbipesha. Një tjetër pistë në të cilën po hetohet është edhe ajo e lëndës narkotike që u kap në Mal të Zi pak ditë pas rrëzimit të avionit, por burime nga grupi hetimor thonë se akoma nuk janë gjetur prova të lidhin dy rastet me njëra-tjetrën.

Avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi u rrëzua në Vermosh në orët e mëngjesit të 4 tetorit, 200 metra pa kaluar kufirin drejt Malit të Zi. Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me një pemë pishe ku dhe pësoi defekte në strukturë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parruca: 25/10/2021 18:41

    Sekretit hetimor? Po ata qe ishin ne avion e dine qe ishin ata vete. Mjafton lajmi qe doli pra qe policia i ka identifikuar qe ata te arratisen. Ore kur do futen ne burg police dhe prokurore ne kete republike bananesh per nxjerrjen e sekretit hetimor? Hetues qe shesin detajet e hetimit tek mediat pa mbaruar hetimi.

    Përgjigju
    • Une: 25/10/2021 18:50

      Po mire, ca faji ka media ne kete rast? Media po ben punen e saj.

  • Scutari: 25/10/2021 16:24

    As qe diskutohej qe kishte droge, dhe as qe dyshohej se do te gjendeshin prova, por bravo i qofte atij qe lajmeron trafikantet nepermjet gazetes!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?