Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, foli lidhur me vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar duke deklaruar se edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, asokohe zv.kryeministër ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili dha urdhër ndaj gardistëve.
Beqiri tha se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar nga Berisha dhe Meta për të mos dorëzuar pushtetin dhe për të bërë që qytetarët të frikësoheshin e mos të dilnin më masivisht nëpër protesta.
Ndërsa theksoi se Lulzim Basha i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm, është dëshmitari kryesor që ka dijeni mbi gjurmët e krimit dhe nëse nuk pranon të flasë lidhur me këtë ngjarje, atëherë kthehet në bashkëpunëtor me Metën dhe Berishën.
“Me provat që janë në dosje e kemi të qartë se ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë i kishte marrë të gjitha llojet e masave ish-kryeministri i vendit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në atë situatë ishte Ilir Meta. Nuk ka qenë vetëm Berisha në këtë punë. Për 21 janarin këta të 2 kanë rolin primar.
Ilir Meta bashkë me Berishën të dy me paramendim urdhëruan të ekzekutoheshin protestuesit. Dëshmitari kryesor është Lulzim Basha i cili mesa duket nuk ka rol në këto vrasje por ka dijeni, ka fshehur gjurmët e krimit, duhet të flasë e nëse nuk do flasë do jetë bashkëpunëtor i këtyre të dyve. Provat më të forta i ka dhënë vetë Berisha. Këto vrasje do bëheshin për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe për të justifikuar vjedhjet në zgjedhjet 2009 dhe 2011. Në një situatë të tillë ajo qeveri kishte rënë dhe ai për ta mbajtur me dhunë pushtetin dhe t’i frikësonte shqiptarët që mos të ngriheshin në protesta, urdhëroi vrasjet që mos të mbusheshin më sheshet”- u shpreh Beqiri.
Lajmi kryesor:
21 janari, Beqiri bën deklaratën ‘bombë’: Berisha mendoi se i fshiu por dikush ruajti pamjet e kamerave të kryeministrisë! Nga ajo ‘dorë’ i erdhi shpallja ‘non-grata'
B.V/ReportTv.al