Politikë

Antikorrupsioni/ ‘Formulë e re për Avokatin e Popullit', Fatmir Xhafaj: Kandidatët, në filtrin e një trupe mikse! Më pak deputet në Kuvend, e me mandat të kufizuar! Komisioni do kërkojë zgjatje afati

26 Shkurt, 15:31| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:39

  • Share

TIRANË - Më pak deputetë në parlament dhe kufizim të numrit të mandateve të tyre. Ky është propozimi që Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit Anti-korrupsion i bëri ekspertëve që po punojnë për ndryshimet e mundshme ligjore që do të sjellë kjo reformë. Karrigia e ligjvënësit thotë Xhafaj nuk mund të jetë e përjetshme. 

“Kemi 140 deputetë në një vend që ka 2.4 mln zgjedhës. Në kushtet kur nuk jemi me mandat mazhoritar, një pjesë e zgjedh direkt partia, është tjetër gjë kur ke mandat të drejtëpërdrejtë. nuk mund të rrish përjetësisht deputet. Për të krijuar edhe një lloj edukate që karriget nuk janë të përjetshme, i takojnë popullit.” 

Xhafaj propozon gjithashtu, një formulë të re për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe drejtueseve të tjerë të institucioneve të pavarura, formimin e një trupe mikse nga shoqëria civile, pushteti vendor apo edhe grupe të interesit, ku duhet të kalojnë fillimisht kandidatët në garë të këtyre institucioneve. 

“Avokatin e Popullit sot e zgjedh opozita, që në fillim është zgjedhje e paragjykuar, politike. Nëse për komisionerë kanë garuar 10 veta, kjo trupë mikse kombëtare që mund të jetë 100-200 veta në fund vendosin që tre të parët që marrin më shumë vota të shkojnë në parlament. Por nuk zgjedh atë që propozon ai. Sepse këto trupa nuk kanë as mundsinë të dominohen politikisht, janë mikse, shoqëri civile, pushteti vendor, grupet e interesit." 

Në Komisionin e posaçëm antikorrupsion, ekspertët propozuan edhe rishikimin e ligjit për partitë politike, që e konsiderojnë të vjetër dhe jo efikas, ndërsa propozojnë gjithashtu forcimin e rolit të opozitës në proceset ligjbërëse të kuvendit.

Ndonëse afati i punimeve të “antikorrupsionit” është parashikuar deri me 30 mars, puna konsiderohet ende e papërfunduar dhe komisioni i posaçëm do të kerkojë të zgjasë afatin me 4 muaj, deri më 30 korrik. Kërkesa do shqyrtohet në konferencën e kryetarëve, e më pas do t’i kalojë seancës plenare për votim.

Ora 16:08
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve: Një udhërrëfyes ndryshimi

1740582596_tonigogu.JPG

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, ku po shqyrtohet Dokumenti Analitik për shtyllën e tretë të Sundimit të Ligjit, deputeti relator Toni Gogu foli për analizën e ekspertëve dhe punën e bërë prej tyre në kuadër të këtij procesi të ndërmarrë nga Kuvendi. 

“Ky nuk është një raport teknik i zakonshëm. Ky është një udhërrëfyes për ndryshimin, një dokument që synon të bëjë shtetin më të drejtë, më transparent dhe më të besueshëm për qytetarët. Është puna e të paktën 70 ekspertëve. Një punë që ka zgjatur për 8 muaj duke analizuar çdo aspekt të sundimit të ligjit dhe duke propozuar zgjidhje konkrete", tha Gogu.

Sipas tij ekspertët thonë se ligjet duhet të jenë më të qarta dhe të zbatohen njësoj. Pra, Kuvendi duhet të jetë më transparent dhe i përgjegjshëm. 

"Gjatë analizës së ekspertëve, kemi parë se shumë vendime dhe ligje që prekin qytetarët miratohen pa u shpjeguar siç duhet dhe pa u konsultuar me publikun. Në shumë raste, qytetarët nuk kanë akses të qartë për të kuptuar çfarë ligjesh po diskutohen, kush i propozon dhe si ndikojnë ato në jetën e tyre. Cfare propozojnë?  Digjitalizimi i të gjithë procesit ligjbërës – krijimi i një sistemi elektronik që i lejon qytetarët të ndjekin në kohë reale se cilat ligje po diskutohen dhe të japin mendimin e tyre. Përmirësimi i mekanizmit të raportimit të deputetëve, që qytetarët të kenë informacion të qartë për punën e tyre. Zhvillimi i një platforme online për peticionet qytetare, ku çdo qytetar mund të propozojë një çështje që kërkon të diskutohet në Kuvend", tha Gogu. 

Komponenti i dytë është se si mund të mbrohen të drejtat e qytetarëve. 

"Gjatë muajve të punës me ekspertët, kemi parë që problemet me të drejtat e pronës janë një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët. Shumë familje shqiptare ende përballen me pasiguri ligjore mbi pronat e tyre për shkak të regjistrimeve të pasakta, mungesës së transparencës dhe vonesave në kompensim. Po ashtu, me zhvillimin e teknologjisë, privatësia e qytetarëve dhe mbrojtja e të dhënave personale janë më të rëndësishme se kurrë", tha Gogu. 

Për të adresuar këtë shqetësim, ekspertët tha Gogu, propozojnë:

"Përfundimi i regjistrimit fillestar të të gjitha pronave në Shqipëri deri në vitin 2030, njëherë e mirë.

Përdorimi i teknologjisë Blockchain për të siguruar transparencë dhe siguri të plotë mbi të dhënat e pronave.

Përshpejtimi i procesit të kompensimit të pronave të shpronësuara, duke krijuar një sistem më transparent dhe të digjitalizuar.

Rritja e sigurisë kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave personale sipas standardeve evropiane", tha Gogu.

Në vijim të fjalës së tij deputeti i PS foli për forcimin e institucioneve që mbikëqyrin dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve si Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Këto institucione duhet të jenë më të forta, më të pavarura dhe më të efektshme në mbrojtjen e qytetarëve.

"Ky dokument është vetëm hapi i parë. Gjetjet dhe rekomandimet e tij do të shërbejnë për të ndërtuar Planin Kombëtar të Veprimit, i cili do të përkthehet në ndryshime ligjore dhe masa konkrete që do të zbatohen nga institucionet. Por asnjë reformë nuk ka sukses pa pjesëmarrjen e qytetarëve. E pamë këtë edhe te Reforma në Drejtësi. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të informohen dhe të angazhohen në procesin e vendimmarrjes", deklaroi Gogu. 

"Kjo nuk është thjesht një çështje teknike apo një debat politik. Kjo është një mundësi për të ndërtuar një shtet që respekton dhe mbron qytetarët e tij. Faleminderit dhe pres me interes mendimet dhe sugjerimet e kolegëve dhe ekspertëve të pranishëm", u shpreh Gogu.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 26/02/2025 17:17

    Fatmir Xhafa duhet te zgjidhet President i Shqiperise si garant i Kushtetutes dhe i mbarevajtjes se Pushtetit Gjyqesor.

    Përgjigju
    • Kimi: 26/02/2025 19:17

      Ke te drejte! Edhe vellain trafikant droge dhe kontrollues bixhozi ta bejmw minister te brendshem. Trafikantin Armand Lilo te Arlis ndertim ta bejme minister infrastrukture. Gruan e Ardi Veliut ta bejme ministre drejtesie. Ardi Veliun ta bejme guvernator te BSH meqe i vodhen 500 milion leke ne shtepi. Po tu kujtua ndonje tjeter nga Cosa Nostra Xhafa na e thuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?