Faik dhe Shkëlzen Buci në gjykatë dhe viktima Eglantina Buci

'Baba puna përfundoi', miku i Shkëlzenit zbardhi ngjarjen: E qëlloi Eglantinën me plumb në kokë në syrin tim, Faiku i tha të më vriste dhe mua

6 Shtator 2020, 13:34| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 14:16

  • Share

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e Eglantina Buci nga i ati dhe i vëllai i saj. Zbardhja e historisë pas 8 vitesh është bërë pas informacioneve që ka dhënë në polici miku i Shkëlzenit, vëllai i viktimës, i cili ishte dhe ai që i morri jetën të motrës me një plumb në kokë.

Sipas gazetarit Merin Maçi, "informatori" mik i Shkëlzen Bucit është arrestuar në 2017 për një ngjarje tjetër dhe pas dëshmisë ka bërë deklarime edhe për të krimin makabër të kryer nga Shkëlzeni.

Ai ka treguar se ishte kontaktuar nga babë e birë për t'u vënë në kontakt me viktimën pasi prej kohesh ajo ishte larguar nga banesa duke mos pasur asnjë komunikim me ta.

Pas disa kërkimesh Shkëlzeni kishte arritur vetë të takonte të motrën dhe pasi ishte takuar kishte qenë me mikun e tij. Shkëlzeni e ka marrë në makinë të motrën së bashku me mikun e tij dhe i vëllai i është drejtuar Eglantinës duke i thënë të pinë një kafe meqë i rregulluam muhabetet. Ata janë drejtuar në Malin me Gropa dhe në ato momente Eglantina është ndjere e shqetësuar.

Teksa kanë arritur në vendin ku u gjet dhe trupi i groposur, Shkëlzeni ka qëlluar të motrën me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

Pasi kreu krimit Shkëlzeni ka marre në telefon babain, Faikun, duke i thënë se "ajo punë përfundoi".

Miku i Shkëlzenit që ka treguar dhe gjithë rrjedhën e ngjarjes ka treguar se ka qenë në makinë në momentin që është kryer ngjarja dhe për këtë arsye Faiku i kishte kërkuar të birit ta vriste dhe mikun e tij pasi dinte gjithë ngjarjen. Kjo gjë nuk është marrë përsipër nga Shkëlzeni  dhe miku i tij ka rrëfyer gjithë dinamiken në vitin 2017 përpara hetuesve ku mori dhe një tjetër rrjedhë hetimi i vrasjes së Eglantina Bucit.

 "Jam kontaktuar nga Faik Buci dhe Shkëlzeni që të vendos kontakt me Eglantinën,pasi ajo ishte larguar nga shtëpia. Pas disa kontaktesh vetë Shkëlzeni e takon motrën. Pas disa kafesh  ai kishte marr Eglantinën  në makinë dhe pasi me takoi edhe mua me mori me vete. Kur po lëviznim me makinë, Shkëlzeni i ka thënë Eglantinës që meqë rregulluam marrëdhëniet do pimë një kafe. Në momentin që morëm rrugën për në malin me gropa, Eglantina e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe filloi të shqetësohej. Kur shkuam aty ai e qëlloi atë me një plumb në kokë. Më pas ka marr babin Faikun dhe i ka thënë se ajo punë u mbyll", tha miku i Shkëlzenit.

Hapja e çështjes pas deklarimeve nga një person tjetër, është vërtetuare dhe nga deklarata e policisë më herët dhe nga avokati i babë e bir ditën e sotme ku deklaroi "provat janë të errëta dhe çështja është rishfaqur nga dyshime dhe deklarata të bëra në gjykimin e mëparshëm, duke konfirmuar dëshminë e informatorit".

Komento

Komente

  • Ore: 07/09/2020 09:45

    Mos eshte pedofil ky dhe ka pas hall se nuk mbante me vajza e shkrete

    Përgjigju
  • Ik: 07/09/2020 07:41

    Jo do ta linte te kenaqte te tjeret, se te te tilla kandidate plumbi do i presi

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/09/2020 02:23

    E gjithe familja plot me vrases. Gjyshja,babai,vellai. Por arma e krimit? Po gezhoja ? Pse tani deshmia? . . . Me sa shikoj provat Jane te pakta e jo shume te besueshme. Prokuroria ka shume pune per te bere per ta vertetuar kete krim

    Përgjigju
  • Hasan: 07/09/2020 02:16

    Do ndrohen hajdutet.

    Përgjigju
  • kuno: 07/09/2020 00:58

    Edhe kunaten keta te dy do e kene vrare; qe ja ngecen mamase plake.

    Përgjigju
  • Iris: 07/09/2020 00:55

    Deshmimtari ka qene me fat qe mbijetoi,por prape duhet te kete kujdes se mos Bucet urdherojne nga burgu ndonje ta vrase ate , ose familjen e tij per hakemarrje.

    Përgjigju
  • Berat: 06/09/2020 19:27

    Gje shum e shpifur qeka po nuk mund te gjukosh dot njeri Pse e ka kryer kte krim Dhe turpi me buk nuk ahet, me mir ta kishin ber asha se e vran

    Përgjigju
    • Karidi: 06/09/2020 20:04

      Edhe ti qeke pyke raku si keta kafshet. Per te gjithe ata qe akuzojne malsoret dhe kanunin, ja ku e keni dhe kafshen myzeqare qe e mendon si keta kriminelat.Mos te rente per pjes nie vajze o shok se mje rajo cdo heqka me ty

  • Ilir per Lirine: 06/09/2020 16:53

    Vella budalla perse nuk vrave babain po vrave motren?! Baba eshte ai qe ke ne krah qe zgerdhihet ne salle?! Po masken perse e mban ti vellai? Te vret ndopak ndergjegjua tani qe i ke therritur mendjes apo ke frike nga virusi?! Ju e paskeni virusin ne tru!!! Mjere Eglantina cfare babai dhe vellai paska patur! Nese po e lexon kete koment nga qelia ku je futur edhe 7 jete nuk do gjesh kurre paqe!!!! Mostra! Perbindesha me fytyra njerezish!!!! Mos ju kalbte toka!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?