‘Babai im studioi në Rusi, atje la një djalë’/ Jeta e piktorit të njohur dibran rrëfyer nga e bija në ‘Pa Gjurmë’ (VIDEO)

8 Mars 2021, 16:54| Përditesimi: 8 Mars 2021, 19:58

  • Share

Vitet 1959-1960 e gjejnë Bajram Matën, 20-vjeçarin asokohe student në degën e artit figurativ në Universitetin e Leningradit,në Rusi. Njohja me Zvjetllanën, studenten për violinë, me origjinëruse ishte dashuria, që lindi brenda një auditori. Pas prishjes së marrëdhënieve Rusi-Shqipëri studentët shqiptare u kthyen në atdhe mes tyre edhe Bajram Mata, i cili la pas shtatzënë vajzën që dashuroi, e cila solli në jetë djalin në vitin 1961. Një brengë kjo që do të shenjonte jetën e artistit, i cili nuk e pa kurrë të birin, që e bëri baba për herë të parë.

Kur u kthye në Shqipëri në vitin 1961 babait i erdhi një letër nga Zvetllana, e cila e njoftoi se ishte bërë baba, por letrat vinin të hapura gjithmonë. Zvjetllana ishte për violinë dhe dy vite më e re se babai im, ataishin në të njëjtin universitet. Unë e ndjej si detyrim shpirtëror, që ta çoj deri në fund, amanetin se e di që edhe babai do e donte këtë gjë, se e ka vuajtur shumë. Kur babai u kthye ruante kontaktet me Zvjetllanën me letra, ndërsa në vitin 1963 u shkëputen lidhjet përfundimisht. Në vitin 1965 babai përfundoi studimet në Tiranë dhe u njoh me nënën time në Peshkopi.Mami e ka ditur këtë histori, por ne nuk dinim asgjë. Më vonë më ka treguar se kemi një vëlla nga ana e babait. Deri vonë, fotot e Zvjetllanësi ka mbajtur mami në shtëpi. Më dukej si një nga përralle, e gjitha kjo histori. Nuk kemi patur një adresë apo një numër kontakti të Zvjetllanës. Kur babai ndërroi jetë në moshë të re, nëna e hoqi edhefotot e saj.Besoj se Zvjetllana ia ka treguar djalit të vërtetën, ne kemi pritur që të na kërkojë por nuk ndodhi’’, rrëfen e bija

Elsa shpreson të gjej vëllanë e saj, i cili sot është 60 vjeç, ndërsa i drejtohet me këtë mesazh:

Unë uroj qe ai të ketë një jetë të mirë të jetë shëndetshme.E di që do të jetë i lumtur, pasi kush nuk do që të njohë gjakun e tij. Dua t’i them se ka një motër dhe një vëlla që e kërkojnë. Uroj të njihemi dhe të bëhemi me një vëlla tjetër’, rrëfen vajza e artistit

Elsa Mata në rrëfimin e saj, tregon se në famijen e tyre nuk mbeti asgjë, as nga veprat artistike tëbabait. Me ndarjen nga jeta më 5 mars të vitit 1989, të piktorit Bajram Mata pikturat e tij ranë pre e grabitjes.

Pikturat dhe veprat e babait tim janë vjedhur, pothuajse të gjitah. Na kanë vjedhur një galeri të tërë, pasi babai ka lënë shumë vepra artistike. Kur babai ndërroi jetë, i morën të gjitha. Do donim ta kishim artin e babait, dhe jemi të trishtuar që kemi humbur gjithçka prej tij. Më 5 mars 1989 ka ndërrur jetë babai’, rrëfeu e bija

Bashkë me artistin Mata në Lengingrad studiuan edhe ata që mbetën shokët e tij më të mirë, gjithashtu emrat të njohur të artit figurativ shqiptar si Muntas Dhrami, Kujtim Buza, Fatmir Haxhiu.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?