Lushnjë/ Sherr në familje, babai plagos me thikë djalin, të dy në spital

28 Maj, 18:44| Përditesimi: 28 Maj, 18:59

  • Share

Një 39 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga babai i tij në Lushnjë këtë të martë. 

"Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre", njofton policia.

Gjithashtu për ndihmë mjekësore në spital është dërguar edhe 69 vjeçari pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?