'Baby' Milan fiton 4-1 ndaj Cagliarit dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë (VIDEO)

3 Janar, 09:34| Përditesimi: 3 Janar, 10:42

  • Share

Milani fitoi 4-1 kundër Cagliarit në 1/8 e Kupës së Italisë dhe kalon më tej. Në "San Siro", trajneri Stefano Pioli hodhi në fushë edhe disa emra të rinj, me kuqezinjtë që nuk e vendosën në diskutim suksesin.

Sfida u zhbllokua që në pjesën e parë, me kuqezinjtë që shënuan dy herë me Jovic në minutat 29 dhe 42. Traore gjeti golin e tretë për Milanin në të 50 minutë, para se Azzi të shkurtonte diferencat. Në shtesë, Leao gjeti edhe golin e katërt.

Tanimë kuqezinjtë do presin sot Atalanta - Sassuolo për të mësuar kundërshtarët. Po sot luhet edhe Roma - Cremonese, për Kupën e Italisë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?