Fotot e projektit të Balfin Austria

Balfin Austria prezanton projektin e radhës, kësaj here në Vjenë

21 Maj 2020, 11:46| Përditesimi: 21 Maj 2020, 13:47

  • Share

Balfin Austria, pjese e Grupit Balfin, ka prezantuar një tjetër projekt në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Austri. Projekti i dytë parashikon ndërtimin e një kompleksi banimi në një nga zonat më të pëlqyeshme të Vjenës, midis distriktit 18 dhe 19.

Grupi Balfin, duke u nisur nga eksperienca e fituar në realizimin e shumë projekteve të suksesshme në Ballkanin Perëndimor, ka nisur tashmëprojektin e dytë në Austri. Projketi i ri në është një investim prej rreth 10 milionë Euro. Kompleksi i banimit në Vjenëmendohet të përfundojë në vitin 2022.

Alban Caslli, Drejtori Ekzekutiv i Balfin Austria shprehet për investimin e ri: “Nisja e projektit të dytë për ne është njëarritje jo e vogël, pasi Austria është një treg shumë konkurrues dhe sfidues në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ndërtimi i këtij kompleksi banimi tregon edhe një herë që Grupi Balfin zbaton standardet më të larta dhe është gati tëkonkurrojë edhe në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.”
1590054673_alban.jpg

Alban Caslli, Drejtori Ekzekutiv i Balfin Austria

Ky është projekti i dytë që Balfin Austria po zhvillon në Austri dhe i pari në Vjenë. Projekti i parë i zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri filloi në tetor të vitit 2018, një projekt rezidencial i cili tashmë ka përfunduar. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike, pranë liqenit Traunsee.

Zgjerimi i investimet përtej kufijve të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, janë pjesë e përqasjes së Grupit Balfin për ta shtrirë aktivitetin edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Në Austri, Grupi Balfin është i pranishëm me dy kompani. Alba-Trade është krijuar në vitin 1993 dhe zhvillon aktivitetin në fushën e tregtisë me shumicë të pajisjeve elektronike ndërsa Balfin Austria është krijuar në vitin 2018 dhe merret me zhvillimin e pronave të paluajtshme, zonat rezidenciale për banim dhe resortet turistike

Grupi Balfin ka një portofol të gjerë biznesesh, që varion që nga industria prodhuese, zhvillimi dhe menaxhimi i pronave të patundshme, sektori bankar, sektori minerar, ai i qendrave tregtare dhe ai i shitjes së mallrave me pakicë. Balfin operon në 7 shtete të ndryshme të botës dhe ka sot rreth 6.000 të punësuar.
 

Fotot e projektit të Balfin Austria në Vjenë
Komento

Komente

  • flori: 03/06/2022 01:55

    O ZAMIR MANE,,,Ben MIRE qe Ben investime ne austri, ,ESHTE NJE VEND QE I DETYROHEMI SHUME,,,POR MOS HARRO QE KEMI NEVOJE NE SHQIPERI PER HOTELE DHE RESORTE TE BUKURA ,,,SEPSE KEMI NJE BREGDET TE MREKULLUESHEM,,,DHE DUKE BERE HOTELE NE BREGDET,,DO RRISIM DHE PUNESIMIN E RINISE,,,,QE TE MOS IKE JASHTE....DHE SHTETI FUQIZOHET...

    Përgjigju
  • qorri: 21/05/2020 12:50

    Ja bete qoken oligarkut me leke te dyshimata parajasash fiskale. Jeni gazete servilash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?