Balla: Duhet një ligj që të kufizojë presidentin të përdorë foltoren për garë të brendshme me opozitën

4 Mars 2020, 11:40| Përditesimi: 4 Mars 2020, 12:35

  • Share

1583316743_balla.jpg

Sekretari i Përgjitshëm i PS, Tualant Balla ka deklaruar se duhet propozuar një ligj që të parashikojë kur presidenti merre foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën

"Ka ardhur koha, që jemi të vonuar, madje shumë të vonuar për të rregulluar funksionin edhe organizimin edhe të presidentit me një ligj që sic e ka cdo vend duhet të kemi dhe ne një ligj që duhet të parashikojë rastet kur Presidenti merr foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën.

Kjo që po ndodh s’ka të bëjë aspak me një marrëdhënie normale të insititucionit të presidentit dhe Kuvendit, por me një garë të brendshme brenda opozitës ku është çelur një sezon, një garë për lidershipin, pasi të mbarojë ky proces do dimë kush është kryetari i ri i opozitës.

Ndërkohë që lidhur me numrin e personave që morën pjesë në tubimin e Metës, Balla tha se është normale të mbledhësh ato pak anëtarë që i kanë mbetur një partie.

S’kam asnjë koment se unë si organizator i vjetër i shumë protestave e takimeve elektorale të PS më duket normale të mbledhësh ato pak anëtarë partie që kanë mbetur nga falimentimi i SHPK sic thoshte Basha", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Balla sfidon Metën: Shqyrtimi i dekretit të Metës përfundon pas 15 marsit! Presidenti i vjen 'anash' Kuvendit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?