Balla i përgjigjet opozitës: 7 vjet burg kush prek kutitë e votimit

20 Prill 2019, 13:04| Përditesimi: 20 Prill 2019, 22:12

  • Share

Pavarësisht thirrjes së opozitës se nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje fasadë në 30 qershor, nëse nuk ka më herët një marrëveshje politike për të larguar Ramën, PS nuk tërhiqet pas.

Numri dy i socialistë, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se me 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe se kush guxon të prekë kutitë e votimit, e pret burgu.

"Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë ”, u shpreh Balla.

Dy ditë më parë lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e PD, do të pamundësojë në çdo formë mbajtjen e zgjedhjeve që ai i quan fasadë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së e cilësoi Bashën një humbës, me mungesë alternative.

“Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë", deklaroi Balla.

Nga Përrenjasi Balla prezantoi deputetin Nuri Belba si kandidatin e PS për të fituar bashkinë, që deri më tani drejtohet nga Miranda Rira e LSI.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zylali: 21/04/2019 00:38

    O kokeqoshe je I humbur cfardo te deklarosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?