Kronikë

Me çizme dhe lopatë, Balla përvesh mëngët: Rehabilitimi i kanalit ujitës në Librazhd mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore

30 Maj 2021, 10:20| Përditesimi: 30 Maj 2021, 12:44

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin dhe sistemimin e kanalit vaditës të Mesit në Njësinë Administrative Qendër në Librazhd.

Në fjalën e tij Balla tha se pas investimit në sistemin e ujit të pijshëm, në Bashkinë e Librazhdit me rëndësi është po ashtu dhe sistemi i vaditjes.

“Aktualisht jemi duke investuar në sistemimin e kanalit të mesit, rreth 10 km i gjatë, që mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj. Investimi parashikon asfaltimin e 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje. Prej kohësh fermerët e kishin pritur një investim të tillë dhe Bashkia e Librazhdit synon të vijojë edhe në zona të tjera me investime që lehtësojnë punën e fermerëve”, deklaroi Balla

Balla kërkoi që punimet e kanalit të përfundojnë përpara sezonit të vaditjes.

“Pas mesit të qershorit ne hyjmë në sezonin e vaditjes dhe të gjitha këto zona kanë nevojë që kulturat e tyre bujqësore të kenë në dispozicion ujin për vaditje”, tha Balla.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?