TIRANË- Në 31 mars, i cili përkon me përfundimit të gjendjen emergjente pas tërmetit, fillon numërimi mbrapsht për presidentin Ilir Meta për të caktuar datën e re të zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit, Vorës, si edhe atë të Shkodrës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kreu i shtetit duhet të caktojë në një kohë sa më shpejt të jetë e mundur, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, datën e re në këto tre Bashki.
Në përfundim të takimit me delegacionin e KiE-së, Balla nënvizoi se 30 qershori është legjitim, e për rrjedhojë dhe të gjitha organet e dalë nga këto zgjedhje janë kushtetuese.
"U diskutua që presidenti i Republikës dhe tre bashki që mandati ka mbaruar, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sapo të përfundojnë emergjenca civile të ketë caktuar datën për këto tre bashki. 30 qershori datë kushtetuese, zgjedhjet janë kushtetuese dhe të gjitha organet janë ligjore dhe të vijojnë punën për një mandat 4-vjeçar", tha Balla.
Numri i dy i socialistëve shtoi se nuk ka asnjë skenar për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se qytetarët do t'u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë në qershor në 2021 dhe për kryebashkiakët në qershor të 2023.
"Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetutshmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet e 30 qershorit janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre, qoftë kryebashkiaku qofshin Këshillat Bashkiak janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjeçar, që përfundon në vitin 2023. Ne duam që qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë një kryetar Bashkie legjitim. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar. Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbajen në qershor të viti 2021, ato vendore në qershor të 2023", shtoi më tej Balla.
Shkodra dhe Vora aktualisht janë pa një kryebashkiakë, pasi fituesit e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, më konkretisht Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku i prekte ligji i dekriminalizimit. E ndërsa në Durrës, kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen pas "gafës" së bërë për viktimat e tërmetit.
ja dhe kokcepi qe sdi cthote.
Përgjigju