Balla shuan dyshimet për zgjedhje të parakohshme: Basha synon ta mbajë Mziun me gajret! 'Parlamentaret?' Metës i propozoj 9 majin 2021(VIDEO)

8 Qershor 2020, 12:13| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 15:17

  • Share

Pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha "ndezi motorët" për fushatën, kreu  i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i pyetur nga gazetarët mbylli çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme për organet e qeverisjes vendore.

Në një komunikim nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se zgjedhjet për kryetar bashkie do të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj të vitit 2023.

"Tani që zoti Basha nuk di sesi të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që t'i gënjejë përsëri është çështje e brendshme e PD. zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 prill-15 maj të vitit 2023. Sa i përket zgjedhjeve në bashkinë Shkodër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë", tha Balla.

Ndërsa si datë për zgjedhjet parlamentare, Taulant Balla i propozoi presidentit Meta të dekretojë datën 9 maj, që përkon me ditën e Evropës.

"Për zgjedhjet parlamentare sipas ndryshimeve të reja në kodin zgjedhor, ku sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, besoj se 9 maji 2021 është një datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare. Është dita e Evropës dhe dita e fitores mbi fashizmin. Kur presidenti të mendojë për datën, ta shqyrtojë edhe këtë datë", u shpreh Taulant Balla.   

Ora 12:23
Propozimi i Metës për kreun e KLSH, Balla: Presidenti duhet të konsultohet me Kuvendin, me rëndësi procedura parlamentare

Presidenti Ilir Meta ka propozuar, Arben Shehun si kandidatin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por a do ta votojë Kuvendit këtë kandidaturë? Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se vlerësimi do të bëhet nga Komisioni i Ekonomisë, ndërsa sipas tij me rëndësi është procedura parlamentare.Balla u shpreh se Presidenti duhet të konsultohet me Kuvendin.

"Kuvendi në rastet e tre dekreteve ka krijuar një jurispudencë lidhur me procedurën. Duhet të kuptojmë që sa e rëndësishme është gjetja e një zgjidhje përfundimtar  që ti japë fund kaosit që është zhytur në KLSH, që është në vakancë të drejtimit për shkak të mbarimit të mandatit dhe disa shkeljeve ligjore. Unë duhet të jem i fundit që duhet të flas për emrin, kur për mua është më e rëndësishme procedura parlamentare.  Unë nuk dua të paraprij vlerësimin e kolegëve në Komisionin e Ekonomisë. Ata do të vlerësojnë kandidaturën. Ndërsa mekanizmat e tjera parlamentare duhet të vlerësojnë procedurën.  Ende nuk gjej dot arsyen se pse presidenti i ka çfazuar propozimet e tij me diferenca të mëdha kohore një herë në 3 muaj apo njëherë në 8 muaj. Presidenti duhet të konsultohet me Kuvendin. Presidenti ka të drejtën e propozimit, por Kuvendi ka të drejtën të miratojë ose të rrëzojë. Presidenti ka një detyrim për tu konsultuar", u shpreh kreu i grupit parlamentar.

Komento

Komente

  • Tosi: 08/06/2020 15:50

    Koha e Xhelal mendjeziut , horrit dhe ngacmuesit seksual te punonjeses se bashkise ka perenduar. I perjetshem kujtimi i kryetarit horr.

    Përgjigju
  • Hinglszeri: 08/06/2020 14:53

    Thoni cfar te doni ...Chelal Mziu eshte Kryeministri i ardhshem i Shqiperise ... rrofte Nstd Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?