Balla takim me studentë dhe profesionistë shqiptarë në Selanik: Shqipëria, tërheqëse edhe në aspektin ekonomik

2 Nëntor, 18:34| Përditesimi: 2 Nëntor, 18:46

  • Share

SELANIK - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me studentë dhe profesionistë shqiptarë në Selanik.

Në këtë takim, u diskutuan përshtypjet dhe planet e tyre për rikthimin në Shqipëri, duke u theksuar angazhimin për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Gjatë fjalës së tij Balla vlerësoi cilësinë e lartë të edukimit që marrin shqiptarët në Selanik dhe përpjekjet e tyre profesionale për të shkëlqyer. 

“Nuk kam gjetur deri tani një që të ketë studiuar në Selanik dhe të mos jenë në një nivel shumë të mirë në aspektin profesional. Më vjen mirë që këtë vizitë në Selanik e bëj këtu, mes dhjetëra profesionistëve. Keni shkëlqyer në arsim, por nuk i keni humbur lidhjet e ngushta me Shqipërinë,” tha Balla.

Ministri Balla vuri në dukje se Shqipëria është bërë një vend gjithnjë e më tërheqës, jo vetëm për turizëm, por edhe për mundësi ekonomike dhe profesionale.

“Sot Shqipëria ulet si një vend i barabartë në të gjitha tryezat ndërkombëtare ku ftohet. Shqipëria është bërë tërheqëse edhe në aspektin ekonomik. Nuk hezitoj aspak t’jua bëj ofertën për të ardhur dhe për të punuar në Shqipëri”, përfundoi Balla.

Shumë nga pjesëmarrësit shprehën interesin për t'u kthyer dhe për të investuar në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.

Ky takim vjen një ditë përpara mbledhjes së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare në Selanik.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 02/11/2024 18:47

    Është rrit mosha e studentëve në kohët moderne. Edhe në pension del mbas vdekjes në kohët moderne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?