Një shoqatë në diasporë e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në facebook-un e saj ka publikuar një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama në lidhje me marrëveshjet e arritura gjatë takimit në Shkup të "Ballkanit të hapur".
Në letrën e saj, kjo shoqatë shkruan se mbështet çdo përpjekje që lidhe me integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në BE, por për të nisma " Ballkani i Hapur" nuk është në përputhje me kornizat e anëtarësimit në BE. "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" kërkon që marrëveshjet të pezullohet deri në momentin që të krijohet legjislatura e re në shtator.
Sipas kësaj shoqate insistimi i Shqipërisë për t’u përfshirë në një marrëveshje të tillë, pa Kosovën, mund të ketë pasoja negative në rrugëtimin ekonomik dhe politik të Kosovës dhe për këtë kërkon që Shqipëria dhe Kosova të forcojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike, ekonomike dhe kulturore.
Letra e Plotë:
Diaspora për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar sot Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama me shkresën e mëposhtme rreth nismës “Open Balkan”
Kjo shkresë i është dërguar për dijeni edhe:
– Presidentit të Republikes Z. Ilir Meta
– Kryetarit të PD, Z. Lulzim Basha
– Z. Gramoz Ruci si drejtues i Kuvendit meqenëse Legjislatura e re nuk është mbledhur ende.
Deklaratë për nismën e quajtur “Ballkani I Hapur”
Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” po ndjek me vëmendje dhe interes të veçantë zhvillimet në lidhje me marrëveshjen e firmosur me datë 29.07.2021 midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Duke qenë të vetëdijshëm për përfitimet e integrimit rajonal dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, të cilat ndikojnë pozitivisht në bashkëpunimin rajonal, duke krijuar stabilitet dhe ndihmuar për paqen në rajon, e përshëndesim çdo përpjekje të bërë në këtë drejtim
Megjithatë, Lëvizja:
– vëren me shqetësim mundësinë e një mos-përputhjeje midis procesit të integrimit dhe kësaj nisme të tre vendeve dhe thekson domosdoshmërinë e inkuadrimit të këtij integrimi brenda kornizës së politikave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
– shpreh shqetësim në lidhje me mungesën e transparencës së marrëveshjes ‘Open Balkans’ dhe kërkon publikimin e menjëhershëm të dokumenteve të kësaj marrëveshje.
– kërkon sqarim në Kuvendin e Shqipërisë, të deklaratave të papranueshme të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me partnerët tanë evropianë dhe mbi të gjitha në lidhje me motrat dhe vellezërit tanë në Kosovë.
– ngulmon për pezullimin e implementimit të marrëveshjes deri në fillim të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë dhe për rifillimin e një diskutimi të detajuar të marrëveshjes në të.
Si rrjedhim, Lëvizja propozon:
– dhënien përparësi, integrimit ekonomik, shoqëror, dhe politik të faktorit shqiptar në rajon si një prej shtyllave kryesore të politikave të qeverisë shqiptare. Insistimi i Shqipërisë për t’u përfshirë në një marrëveshje të tillë, pa Kosovën, mund të ketë pasoja negative në rrugëtimin ekonomik dhe politik të Kosovës.
– koordinimin e ngushtë midis Tiranës e Prishtinës zyrtare në fushën e diplomacisë, ekonomisë, dhe kulturës, dhe pasimin me hapa konkrete e të zbatueshme të dala prej këtyre koordinimeve.
– mbështetjen pa kushte të shtetit të Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, për të siguruar rritjen e njohjen qëndrueshme dhe të pa-kthyeshme të shtetit të Kosovës.
Për të mundësuar pikat e mësipërme, Lëvizja shikon me rëndësi jetike dhe propozon:
Nënshtrimin e çdo marrëveshjeje rajonale dhe ndërkombëtare që prek interesat mbarëshqiptare në rajon, ndaj një komisioni të nivelit të lartë, të përbashkët, të përhershëm për çështjet shqiptare në rajon midis Kosovës dhe Shqipërisë, me pjesëmarrjen si palë vëzhguese e këshilluese, të përfaqësuesve të forcave politike shqiptare në Mal të Zi, Serbi, dhe Maqedoni të Veriut.
Me respekt
Kryesia e Diaspora Për Shqipërinë e Lirë
Kujtojmë se më 29 korrik në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por mungoi ai i Malit të Zi. Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “minishengenit”, që u pagëzua me emërtimin e ri “Ballkani i Hapur” dhe ka si qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në takim përveç emrit të ri të ‘minishengenit’ u firmosën edhe 3 marrëveshje lidhur me qarkullim e lirë në tregun e punës, eliminimi i barrierave për importin dhe eksportin e mallrave si dhe mobilizimin e të tria vendeve në rast të katastrofave natyrore.
3 marrëveshjet e firmosura
1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.|
3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.
Tani dy gjera nuk shkojne fare ketu. 1. Kryetari i kesaj levizje, gollobordasi mik i rulit e nip i halimit, gjith keto muaj beri gam gam se Lyli i kish premtuar se do e bente minister. Lyli iku me bish ne shale e ky vazhdon te bej gam gam por nuk e deklaron se dhe vete eshte nip shkije(serbi). 2. Po ben deklarata te hapura se gjoja na prishka ekuilibrin ne ballkan. Pse kur Lyli bente marveshje skutave me grekun e serbin, pse nuk hape goje? Apo se dilje kunder interesit ten personal? Dhe e fundit, kur je kaq patriot pse nuk kthehesh ne Shqiperi o zotri?? Apo se tani ngele pa post ne ministri e ben gam gam ne facebook. Ptuuu legen njeri
PërgjigjuMenyra si shteoni kerkesat duket sikur jeni celule demokrate pra e PD .Kete mareveshje e kane perkrahur dhe USA dhe BE.
Përgjigju