Klubi i Ping Pongut të Tiranës ka arritur të paraqitet në mënyrë mjaft dinjitozë në turneun ndërkombëtar të Ilia Kareskit në Maqedoninë e Veriut. Në pjesmarrjen e 7 shteveve të Ballkanit Perendimor dhe mbi 130 sportistë, Kejdi Kalaja u shpall kampion për 19-vjeçarët në një finale dramatike dhe shumë emocionuese.
Ndër të tjera ra në sy edhe paraqitja e sportistëve të tjerë të pim pongut si Ilia Koto, Etien Qoshja, Evian Gjergji dhe Redis Kalaja. Sportistët e ping pongut të Tiranës në këtë aktivitet janë stërvitur nga mjeshtri i Sportit Jonuz Tufa.