Ministrja Belinda Balluku, njëkohësish kandidate e PS në zonën e Kombinatit në Tiranë ka thënë për Report Tv se kutitë nuk po hapen në mënyrë preferencial të paktën jo në këtë zonë por sipas madhësisë së qendrave të votimit, nga më e madhja tek më e vogla. Ajo tha se PS ka fituar bindshëm edhe në bastionet e PD në zonën e Kombinatit.
"Kam marrë zonën më të mirë në Tiranë me njerëzit më punëtor në Kombinat. Premtimet e mia në Kombinat do të mbahen dhe do të nisim me procesin e rindërtimit. Do të vijojnë edhe punët e nisura që kanë mbetur në gjysmë nga pandemia dhe tërmeti la pas dore. Me rezultatet ne jemi të saktë paraprakisht. Ne e dimë se sa na mbështesin dhe sa na kanë votuar, ka pasur një rritje të rëndësishme krahasuar me 2017, ka pasur një dalje masive të qytetarëve të kombinatit për të votuar dhe kemi arritur këtë rezultat . Numërimi ka nisur nga kutia më e vogël dhe deri tek më e madhja dhe nuk janë hapur në mënytrë preferenciale të PS apo të PD. Megjithatë unë mund të them se edhe në kutitë ku mendohet se janë bastion i OD si Rruga e Qelqit, ne kemi fituar thellë", tha Balluku
Lajmi kryesor:
PS fiton njësinë 10, 12, Dajtin, Bërzhitën, Krrabën, Shëngjergjin! Veliaj: Presim rezultat të tillë në gjithë Tiranën, numëruesit të mos ndalin punën
//ReportTv.al