Bamje me domate në furrë nga zonja Albana

11 Shtator, 11:38| Përditesimi: 11 Shtator, 11:44

  • Share

Bamje me domate në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg bamje
  • 3-4 lgj uthull
  • 1 qepë
  • 1 lgj salcë domate
  • 2 domate
  • 3 gota ujë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i freskët

Përgatitja:

Bamjet pasi i pastrojmë mirë përreth bishtit i vendosim në ujë të bollshëm me katër lugë uthull. Më pas në një tigan me yndyrë kaurdisim bamjet për pak minuta. I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe 2 lugë ujë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë salcën e domates të koncentruar dhe domatet e kaluara në rende. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë bamjet dhe gjysmën e majdanozit. Në fund vendosim disa domate qershi, shtojmë ujë të ngrohtë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa bamjet të ngelen me lëngun e tyre.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?