11 persona janë vrarë gjatë një konflikti midis anëtarëve të dy karteleve rivale të drogës në qytetin kufitar meksikan Juarez, sipas autoriteteve vendase.
“Los Chapos”, anëtarë të kartelit famëkeq Sinaloa të udhëhequr më parë nga Joaquin “El Chapo” Guzman, dhe grupi lokal “Los Mexicles” u përleshën fillimisht në një burg, ku vdiqën dy persona. Pas trazirave në burg, persona nga karteli Mexicles dolën nëpër qytet dhe vranë 9 civilë, bëri me dije zv. ministri i Sigurisë Ricardo Mejia. Veç 11 të vrarëve, nga përleshjet janë plagosur edhe 16 persona, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.
Mejia raportoi në një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ku sqaroi se ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia lokale, me ndihmën e ushtrisë dhe Gardës Kombëtare, arrestoi gjashtë anëtarë të dyshuar të Mexicles këtë mëngjes.
Kshu do jene Likja me Saliun, Lulin, Edin dhe Zdromsin! Kalofshi bukur cuna.
Përgjigju