Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës 90 minuta protestë para Kuvendit: S'kemi ardhur për konfrontim, por që deputetëve t'u tregojmë të drejtat tona! I 'vënë drynin' Bashkisë

27 Janar 2022, 09:44| Përditesimi: 27 Janar 2022, 14:27

  • Share

TIRANË- 8 ditë pas shembjes së banesës së tyre, banorët e '5 Majit' kanë pritur që Bashkia të bëjë një dëgjesë publike me ta, por kjo nuk ka ndodhur dhe për pasojë ato janë ngritur sërish në protestë para Kuvendit.

Me pankarta në duar dhe me Nënë Lizën në krye, që u shndërrua simbol i protestës së '5 Majit', kanë kërkuar një takim me deputetët duke theksuar se nuk do të firmosin asnjë marrëveshje pa pasur një dëgjesë publike që t'u tregojë me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re. Sipas tyre, në dokumentin që u është dhënë nga zyrtarë të Bashkisë nuk ka asnjë datë se kur do u jepet shtëpia e re dhe sot kanë kërkuar takim me deputetet. Atyre u janë bashkuar edhe banorët e Laprakës, që preken nga projekti i Unazës së Re. 

Në një moment ato kanë pasur edhe tensione me policinë pasi këto të fundit, u kërkonin që të lironin rrugën.

"Policia: Po bllokoni rrugën. Jam në detyrë dhe nuk po zbatoj urdhrat e askujt.
Protestuesi: Po mbroj shtëpinë time. Mos zbatoni urdhra të paligjshëm.
Banori: Pse dilni ju vëllezër dhe motra që po na bllokoni rrugë, po shkelni të drejtat themelore të njeriut. Mos ma tund kokën mua, s'po të shaja, mos bëni presion se do e keni gabim, nuk kemi punë t'i kapin, thjesht duam që t'i tregojmë të drejtat tona. Kush do të ikë dikush nga një vilë 3 katëshe dhe të hy në pallat 100-200 m2, mos e mashtroni popullin, mos shikoni vetëm pronat tuaja, kemi dalë të mbrojmë djersën tonë, ne po kërkojmë lekët që i mori Basha me pallatin në Vlorë, aq lekë i duhen", ishte debati me policinë. 

Mirëpo teksa, seanca plenare vijoi normalisht si çdo herë tjetër. Të vetmit që iu bashkuan ishin deputetët e Sali Berishës, me Flamur Nokën në krye të cilët edhe në këtë rast nuk nguruan që të akuzonin kryetarin e tyre si bashkëpunëtor me Edi Ramën dhe Sali Berishën në këtë projekt. Protesta vijoi në te Bashkia e Tiranës, të cilët i "vunë" drynin derës kryesore dhe qëndruan të ulur në shkallë për rreth një orë.

Kjo protestë vjen pas shembjes së 7 banesave te '5 Maji' në 19 janar. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.

Ora 11:34
Protesta e banorëve të 5 Maj, Berisha: Ortakë në ndërtimin e pallateve përfaqësues të Lul Bravës

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të 5 majit.

‘Nëse vendos që për shkak të planeve të prishësh shtëpitë e të tjerëve, ka një detyrim moral, para së gjithash do të ulesh me ta, duhet tua shpjegosh planin dhe duhet të dëgjosh kushtet që kërkojnë ato. Qoftë zhvillues shtetëror qoftë privat je i detyruar të veprosh në kët mënyrë. Gjithçka që veprohet veprohet duke respektuar ligjin. Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para ligjit të 2014. Është një qëndrim mizor ndaj njerëzve. Bëhet më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive, ortakë në ato pallate, janë përfaqësuesit e Lul Bravës. Vetëm një shtet bandash, mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata të cilët u shembën shtëpitë për të ndërtuar kulla 30 katëshe aty, kreu i Meduzës ka parashikuar të ndërtojë kulla 30 katëshe paçka se plani është për pallate 7 katëshe. Shpreh solidaritetin më të fortë ndaj kësaj politike kleptokrate. Ato po mbrojnë një të drejtë ligjore të tyre.’- tha Berisha.

Ora 11:04
Pas 1 orë e gjysmë protestë te Parlamenti, banorët e '5 Majit' dhe Laprakës zhvendosen te Bashkia

 

Pas 1 ore e gjysmë protestë përpara parlamentit, banorët e '5 Majit' dhe të Laprakës janë zhvendosur në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Ora 10:58
Protestuesja: Ia kam dhënë votën Bashës për hatër të Berishës, se s'do e merrte kurrë nga unë për 1 mijë vjet

 

Njw nga protestuesit ka pasur një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

"Të vij Basha.  Basha mbron Edi Ramën, ia kam dhënë votën për hatër të Sali Berishës, se s'merr votën prej 1 mijë vetë prej meje", tha protestuesja.

Ora 10:39
Deputetët e Berishës shkojnë në protestën e banorëve të '5 Majit', Noka: Po del hapur që Rama dhe Veliaj po bashkëpunojnë me Bashën

 

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në protestën e 5 Majit. Në protestë janë Flamur Noka, Albana vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi. Në fjalën e tij, Noka tha se projekti i Unazës se Re dhe te '5 Maji' tregon bashkëpunimin e Edi Ramës, Erion Veliajt me Lulzim Bashën.

"Dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot, këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë, janë poshtuar, janë nxjerrë në rrugë, janë trajtuar jo si njeri, por më keq se kafshë, nga qeveria e pashpirtw e Ramës dhe vemjes së tij, Erion Veliaj, Pas kaq kohësh duke nxjerrë banorë dhunshëm nga shtëpia e tyre, ato kërkojnë që të trajtohen vetëm sipas ligjeve në fuqi. Të paktën gjysmën e trajtimit që iu bëri Rama afganëve të Soros. Kaq kërkojnë qytetarët nga Rama, ajo që është më e rëndë në këtë panoramë që ne po shohim dhe që banorët e 5 Majit dhe të Laprakës po ju bëjnë me dije është fakti se në të gjitha këto projekte tashmë po del hapur se ka një bashkëpunim mes Ramës dhe Erion Veliaj dhe Lul Bravës. Kishte dilema kur u mbyll Unaza, koha vërtetoi që u lëvizën para pafund që të hiqej nga deputeti. Ka pasur akuza që prapa kësaj tradhtie ishte Basha, dhe tashmë me masakrën te 5 Maji dhe në Laprakë është evidente, Rama Veliaj, prishin dhe shkatërrojnë, i nxjerrin në rrugë sepse pazari është që pas kësaj historie është Basha me Kapllanajt apo Alibeajt e tij, bashkëqeverisja nuk ka brirë, por të bëhen bashkë për t'u pirë gjakun. Kauza e tyre nuk do harrohet është PD, deputetët e saj dhe Komisionet e Rithemelimit, Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë, ne do ju mbrojmë ju, ne do jemi me çdo shqiptarë, nuk do pranojnë banorët Basha Rama", tha Noka.

Ora 10:06
Nënë Liza protestë para Kuvendit: S'ka ardhur njeri të pyes a jam gjallë a kam vdek! Këtij shteti s'i rr*het për plaka

 

Nënë Liza është sërish në krye të protestës së banorëve të '5 Majit' para Kuvendit, ku sërish ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

"Unë dua prej shteti të hap derën e parlamentit të hapin derën dhe ta marrin vesh se kush është nëna, një nënë 78-vjeçare, po fle në brymë, nuk kam ça ha, nuk ka ardhur askush të pyes a është gjallë apo ka vdekur nana, prej Amerike më kanë marrë në telefon, ky është shteti, s'i rr*het për plakat, për fëmijët", tha Nënë Liza.

Ora 10:01
FOTOLAJM/ U shndërrua në simbolin e protestës së '5 Majit', pankarta e veçantë e banorëve para Kuvendit: Nënë Liza është nëna jonë

1643273836_Liza.jpg

Simbol i protestës së banorëve të '5 Majit' ishte Nënë Liza, e cila edhe pse ishte rreth 80-vjeçe, po e mbronte me çdo forcë pronën e saj, ndonëse nuk ia doli. Sot ajo është rikthyer sërish në protestën përpara Kuvendit, e ndërsa një pankartë i është dedikuar sot asaj.

Ora 09:54
Protestuesi te Kuvendi: Pse nuk vjen Lul Bukuroshi te populli, s'po kërkojmë luksin e tij që ka bërë 4 vila! As luksin e Ramës e Veliaj

 

Një prej protestues i zonës së Laprakës  që i shembur shtëpia i është drejtuar Lulzim Bashës, si kryetar i opozitës që të vijë dhe të takojë popullin.

"Ku është Basha që nuk vjen te populli, një pjesë e ka votuar edhe atë Lul Bukuroshin, që lyen flokët, s'po kërkojmë luksin e Bashës, që për 4 vite ka bërë super vila, s'po kërkojmë luksin e kryeministrit apo të kryebashkiakut", tha protestuesi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/01/2022 00:42

    /PREKA/, komentit tuaj desha t'i shtoj nje histori qe i ka ndodhur vellait te nje komshijes sime.Komshija ime eshte matjane,por te ardhur ne Tirane qe ne kohen e Zogut dhe gjyshi i saj kishte blere nje ullishte me dok.te rregullta ne Sauk,nuk i kishte zene, si mall pa zot, sic i zune keta.Kur erdhi demokracia,vellai i komshijes sime si trashegimtar mundi t'a rimerrte ligjerisht,por deri sa perfundoi procedurat iu desh pak kohe,s.d.q.pasi i morri vendosi t'i shikonte si ishin, me plan per te hapur biznes me ullinjte.Kur vete atje,token e gjen /te xanum/dhe ullinjte te prere.Ata qe i kishin zene token ia kishin prere ullinjte dhe ia kishin perdorur per t'u ngrohur dhe per te ndertuar kasollen,a shtepine a cfare e kishin,dhe jo vetem kaq,por i dolen te armatosur me sopata dhe arme kur morren vesh se ishte pronari i ligjshem dhe i thane:<<-O token,o koken!>> Keshtu vellai i komshijes time iku nga /syte kembet/ dhe sot e kesaj dite,megjithese i ka dok.te rregullta se merr dot as token,as te drejten e tij fale ketyre /toke xaneve/qe benin si donin dhe akoma duan te bejne.

    Përgjigju
  • Preka: 27/01/2022 17:51

    Ta gezoni nene Lizeo o te mjere te paguar,nga politika e ndyre e PDse!Nje pyetje per non Lizen! Non Liza a me kishe lejuar te bosha nje Bujtine ne token tate ku ke jetuar ti? Kjo non Liza dhe shum nona si kjo kane pervetesuar tokat e dikujt!qe ai dikushi nuk del me kallash,siç dalin keto kok pa laret te zdrypur nga malet! Edhe ato kane drejte te zdrypen ne qytete por jo si non Liza e shum si nona ne fjale!per me rregollat e shteti,jo me force dhe nen kercenimin te pronareve me vdekje siç di keto te zdrypurit.

    Përgjigju
  • liku: 27/01/2022 12:20

    Nuk mund te zaptohen tokat dhe te ngrihen shtepite pa leje dhe pa projekt sipas interesit individual gje qe nuk ndodh ne asnje vend.

    Përgjigju
  • Katarakti: 27/01/2022 12:17

    Ishim te gjithe deshmimtare kur keta "demokrate> te Saliut por edhe te Emin Gjanes me shoke edhe Mulit erdhen dhe u ngulen ne Tirane ku te mundnin!Pa uje pa drita pa kanalizime! Mjaftonte fusha dhe kontigjent i Saliut per cdo rast! Nuk jane civilizuar akaoma nuk jetojne dot ne apartamente!

    Përgjigju
  • rrema: 27/01/2022 10:33

    Vazhdojne shpellaret njelloj si me astirin, keta duan ta kthejne Tironen ne geto se te tille jane, kane zaptuar tokat dhe duan shronesim, te shkojne nga kan ardh ndyresirat....

    Përgjigju
    • Loki: 27/01/2022 11:50

      Mos te kishim ardh ne nga rredhet do ishit akoma me shpia me qerpik..Se nga 10milion dylymi ka vajt 150mi euro????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?