Banorët e fshatit Barç në Korçë kanë dalë në rrugë për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Prej 30 vitesh këta banorë vuajnë mungesën e ujit, ndërkohë që autoritetet nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e tyre.
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari, ka reaguar pas protestës së banorëve duke deklaruar se Korça është lënë në harresë nga qeveria aktuale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brahimllari shkruan se është e pafalshme që zonat më prodhuese të Shqipërisë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe në mungesën e ujit të pijshëm.
"Korça e lene ne harrese.
Koha e fasadës dhe e kryetareve te bashkisë kukull ka marre fund është koha e sherbimit qytetar. Protesta e banoreve te Barçit ne bashkine e Korçës por jo vetëm, tregon qarte mungesën e investimeve ne këto zona. Është e pafalshme qe zonat me prodhuese te Shqipërisë te përballen me mungesën e investimeve ne infrastrukture dhe ne mungesën e ujit te pijshëm.
Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit te pijshëm por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturën rrugore e ka bere jetën e këtyre banoreve te vështire dhe te pajetueshme. Bashkia Korçe te mos flejë gjumë, te lere investimet fasade dhe klienteliste por te përqendrohet tek shqetësimi i vërtete i qytetareve. Koha e fasadës dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund është koha e shërbimit qytetar", shkruan ish deputeti i LSI-së.