Banorët e Fierzës në Tropojë protestë për guroren: Nëse e ndërtoni fabrikën e vdekjes, shteti duhet t'u gjejë strehim tjetër 400 familjeve! Na ndot ajrin

9 Gusht 2023, 10:35| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 10:59

  • Share

Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë sot janë ngritur në protestë kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit, pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.

 Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë, ndonëse banorët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjorë për të ushtruar këtë aktivitet. Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

“Ne banorët qe kemi dalë këtu në protestë do të dalim sërish. Kjo lloj ndotje na fut kancerin, ne nuk e pranojmë dot. Është një gjykatës me mbiemrin Bami që i ka dhënë leje firmës. Kjo është hera e pestë apo e gjashtë që ne protestojmë. Kjo firma këtu ka në plan të ngrejë fabrikën, do duhet që shteti t’i gjejë strehim 400 familjeve, sepse s’mund të jetojmë këtu. Nuk i kërkojmë shtetit gjë, jetojmë me kapacitetin dhe jetesën tonë. Por fabrikën e kancerit dhe të vdekjes mos na i ngrini këtu në mes të fshatit. Kjo është dhunë... Në 4 vende në Bajram Curr asnjë nga fshatrat nuk e ka pranuar këtë fabrikë sepse i dëmton. Protesta është e vështirë.”- tha protestuesi.

Ndërkohë edhe turizmi malorë është i kërcënuar, siç është rasti i Bujtinës Adora, e cila prej vitesh ushtron aktivitetin e saj turistik, por në hyrje të këtij resorti guroret bëjnë gërmimin e faqes së malit, duke shkaktuar zhurma, pluhur e shqetësime për turistët.

Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kaloj në normalitet.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?