Banorët e Krujës e Fushë Krujës në protestë bllokojnë aksin Thumanë-Kashar përplasen me policinë: Na kanë bllokuar lëvizjen me Tiranën

24 Korrik, 18:32| Përditesimi: 24 Korrik, 22:56

  • Share

Aksi i ri Thumanë-Kashar pjesë e “Korridorit Blu” i hapur për qarkullimin e mjeteve më datë 30 qershor, u bllokua për më shumë se një orë pasditen e së mërkurës nga banorë të Krujës dhe Fushë Krujës të cilët ishin organizuar në një protestë.

“Spraj, spraj. Ma hodhi Policia”, tha një i mitur.

Protesta e cila u shoqërua edhe me tensione, me policinë që hodhi edhe spraj lotsjellës, u zhvillua pasi banorët thonë se rruga e re i ka izoluar, mungojnë hyrje-daljet në rrugë dhe i pengon ata që të aksesojnë banesat, bizneset apo pronat e tyre. Nëse nuk merren masa, ata thonë se do të falimentojnë.

“Na kanë mbyll rrugën, na i kanë mbyll të gjitha”, tha një tjetër.

“Nuk ka akses në hyrje. Janë me mijëra banorë që qëndrojnë brenda. Jemi izoluar. Policia e shtetit mos të provokoje”, u shpreh një qytetar tjetër.

Pjesë e protestës ishin edhe përfaqësues të opozitës.

“Sot pas 3 vitesh që kemi dalë në protestë për rrugën Thumanë-Kashar e cila ka vërtetuar paralajmërimet e qytetarëve që kjo rrugë nuk do të ketë hyrje dhe dalje. Ju privohet lëvizja e lirë. Ju kufizohet operimi i bizneseve të tyre. Me çfarë të drejte ju mbyllet rruga nacionale”, tha Andia Ulliri e PD.

“Është një protestë, vazhdim i protestave të mëparshme. I jemi drejtuar të gjitha institucioneve, dhe drejtësisë por akoma nuk ka zgjidhje. Ju e shikon gjithë populli i Krujës këtu. Janë me mijëra biznese të bllokuara. Duhet që kjo rrugë ti shërbeje komunitetit”, Merita Bakiu, e PD.

Për mbarëvajtjen e protestës kishte forca të shumta policie, ndërsa prezent ishte edhe drejtori i policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pezaku: 24/07/2024 23:08

    Kapini e dergojini ne Turqi kto nga kan ardh

    Përgjigju
  • Geri: 24/07/2024 21:54

    Bravo ju lumte, me ne fund u ngritet per te drejten tuaj. Per familjet tuaja. Per te ardhmen tuaj. Forca per me shum

    Përgjigju
    • Lala: 25/07/2024 06:45

      Po Po Bravo thuju .se pan keta QE skishte hyrje dalje gjate punimeve? Heret Jan kujtu

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?