Barazuan me kampionët e Europës, Meta dekoron Partizanin legjendar të 68’

28 Dhjetor 2018, 20:33| Përditesimi: 28 Dhjetor 2018, 20:54

  • Share

Presidenti Ilir Meta në përmbyllje të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut ka dekoruar me titullin e lartë që mban emrin e heroit kombëtar klubin e Partizanit në basketboll për ndeshjen historike të vitit 1968.

Në atë kohë Partizani I drejtuar nga trajneri Astrit Greva dhe I udhëhequr në parket nga Agim Fagu barazuan në ndeshjen e parë të luajtur në kompeticionet Europiane kundër Oransodës, që ishte edhe kampionia në fuqi e kontinentit

Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Partizani”, sot “Aslllan Rusi” përfundoi me rezultatin 73-73, me Agim Fagun që realizoi 48 pikë kur ende nuk ekzistonin trepikëshat.

Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e presidencës, Meta vlerësoi me dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” z.Agim Fagu, ndërsa me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, vlerësoi trajnerin Astrit Greva.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?