Barcelona kthehet 18 vite pas, statistikat nxjerrin në pah mbrojtjen e dobët! 15 minutat e fundit problematike

9 Janar 2022, 13:06| Përditesimi: 9 Janar 2022, 14:14

  • Share

Barcelona në javën e 20 të La Liga-s humbi dy pikët e para të vitit, pasi Granada e barazoi 1-1 në minutën e 89, duke e lënë larg dy vendeve të para, që mbahen nga Real Madrid dhe Sevillia. Ky rezultat e kthen shumë pas ekipin katalanas, pasi për të parë statistikat e ngjashme duhet të kthehemi në sezonin 2002-2003.

Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen, pasi deri më tani Barcelona ka pësuar 1.15 gola për ndeshje, ndërsa për të parë më keq se kaq në sezonin 2002-2003 katalanasit pësonin 1.24 gola për ndeshje. Një detaj shqetësues është se në 9 ndeshjet e fundit Barcelona ka humbur 7 herë pikë në 15 minutat e fundit. Në 20 javët e këtij sezoni Barcelona ka fituar 32 pikë, ndërsa ka marrë 8 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje. Në sezonin 2002-2003 katalanasit në 20 javë kishin 7 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje.

Të gjitha këto rezultatet e rendisin Barcelonën aktualisht në vendin e 6, me 17 pikë më pak se Reali i vendit të parë. Statistika që tregojnë se Barcelonës i duhet ende shumë punë për t’u rikthyer në nivelet që ishte pak vite më parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?