Barcelona mposht sërish Realin dhe shkruan historinë në “El Clasico”

3 Mars 2019, 10:27| Përditesimi: 3 Mars 2019, 10:31

  • Share

Historia e “El Clasico” nga e shtuna nuk është më e njëjta. Barcelona falë fitores së dytë në harkun kohor të tre ditëve kundër Realit të Madridit, ka kaluar në epërsi pas 87 vitesh sa i takon fitoreve në ndeshjet direkte kundër “galaktikëve”.

Supersfidën e javës së 26 të “La Liga-s” e vulosi goli i Ivan Rakitiç në minutën e 26. Pavarësisht përpjekjeve deri në minutat e fundit të takimit Reali nuk e shmangu dot disfatën duke pësuar humbjen e 4 radhazi në “Bernabeu” nga Barcelona, diçka të cilën nuk e kishte bërë asnjë ekip më parë.

Me këtë fitore në të njëjtën kohë Barcelona ‘vrau’ shpresat e Realit për titull, ndërsa vetë katalanasit hodhën një hap të sigurtë drejt kampionatit të dytë radhazi dhe të 26 në histori.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?