Barcelona bën remuntada ndaj Sevillas dhe fluturon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Humbja 2-0 e ndeshjes së parë ishte për tu përmbysur dhe për Barcelonën me më të mirët në fushë nuk ishte problem.
Katalanasit luajtën tenis mbrëmë në “Camp Nou” duke e mundur Sevilla-n 6-1. Dy gola shënoi Coutinho dhe nga një herë e tundën rrjetën Rakitic, Luis Suarez, Sergi Roberto dhe Leo Messi. Real Betis mposhti 3-1 Espanyol pas kohëve shtesë dhe kaloi mes katër më të mirave.
Në Premier League Liverpool e humbi mundësinë për t’u shkëputur me 7 pikë nga City. Djemtë e Klopp nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Leicester ku golat u shënuan nga Mane dhe Maguire.
Me 5 pikë diferencë kryeson Liverpool ndërsa Chelsea u mposht 4-0 nga Bournemouth dhe Tottenham fitoi 2-1 ndaj Watford.