Sport

Barcelona nuk jep siguri, Inter e nis frikshëm! Shkëlqen Calhanoglu, City dhe Liverpool nuk falin

22 Gusht 2021, 10:30| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 11:30

  • Share

Barcelona është ndalur në javën e dytë të La Liga-s në një barazim 1-1 në transfertën e Atletik Bilbaos. Skuadra e Koeman, hasi shumë vështirësi në lojë, deri në minutën e 50 kur baskët ia bënë malore me golin e Martinez. Gjithsesi katalanasit baraspeshuan me një gol të bukur të Depayt, ndërsa në minutat e fundit rrezikuan të humbisnin nëse Eric Garsia nuk do kishte bërë një ndërhyrje për karton të kuq. Edhe në këtë ndeshje ashtu si të parën Rei Manaj qëndroi në stol përgjatë 90 minutave te Barcelona, duke mos e bërë ende debutimin në ndeshje zyrtare.

Ndërkohë në Seria A, Inter që është edhe kampionia e sezonit të kaluar, e ka nisur me spektakël në ndeshjen hapëse. Zikaltërit pa Conte-n, Eriksen, Hakimin dhe Lukakun kanë shkatërruar 4-0 Genoan. Të besuarit e Inzaghit zbllokuan shumë shpejt me Skriniar me kokë, ndërsa në minutën e 14 Calhanoglu dyfishoi me një silur nga jashtë zone. Më tej zikaltërit do të realizonin edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Vidal dhe Dzekon. Për t’u mos harruar edhe gola të anuluar me VAR, që tregojnë se të paktën në ndeshjen hapëse Inter nuk i ka ulur pretendimet në krahasim me sezonin e kaluar.

Tre pikët në ndeshjen e parë të kampionatit i ka marrë edhe Lazio e Sarrit që ka mposhtur 1-3 me përmbysje Empolin. Golat për kryeqytetasit u realizuan nga Milinkovic-Savic, Lazzari dhe Immobile. Në ndeshjet e tjera Atalanta fitoi 1-2 kundër Torinos, ndërsa Sassuolo mori tre pikët në fushën e Veronës me rezultatin 2-3.

Në Premier League Manchester City pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Tottenham ka poshtëruar me shifrat me shifrat 5-0 Norëich-in. Golat në ‘Etihad’ u realizuan nga Krul autogol, Grealish, Laporte, Stërling dhe Mahrez. Sakaq edhe Liverpool ka mposhtur pastër 2-0 Burnley-n në Anfield. Për të besuarit e Kloop realizoi fillimisht Diego Jota në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Mane.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?