Barcelona rinovon kontratën me trajnerin Ernesto Valverde. Tekniku spanjoll dhe klubi katalanas do vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm 2019-2020 me opsion edhe për një tjetër sezon dhe lajmi është bërë zyrtar.
Drejtuesit tregojnë besimin e tyre tek trajneri Valverde në një moment vendimtar për sezonin e blaugranëve. Trajneri Ernesto Valverde ka besimin edhe të lojtarëve dhe menaxhimi që i bën grupit është shumë i mirë.
Ai nuk ka dashur që të ketë spekullime për të ardhmen e tij në pankinën e Barcelonës dhe të dyja palët kanë vendosur ta bëjnë zyrtar rinovimin. Valverde është trajner i Barcelonës që prej verës së vitit 2017-të.