Barcelona shkarkon Valverden, Quique Setien është trajneri i ri i katalanasve

14 Janar 2020, 10:11| Përditesimi: 14 Janar 2020, 10:49

  • Share

Barcelona ka shkarkuar edhe zyrtarisht trajnerin Ernesto Valverde. Në mbrëmje vonë klubi katalanas ka bërë edhe komunikatën zyrtare ku fillimisht lajmëroi largimin e Valverdes dhe më pas zyrtarizoi teknikun e ri. Quique Setien 61 vjeç është timonieri i ri i Messit me shokë dhe ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022.

Pas humbjes me Atletico Madrid në gjysmëfinalet e Superkupës katalanasit vendosën të ndryshonin trajner dhe fillimisht pankinën ia ofruan Xavi-t. E djeshmja ka qënë një ditë e ngarkuar për drejtuesit katalanas dhe presidenti Bartomeu gjatë ditës i komunikoi vendimin Valverdes dhe më pas u zgjidh marrëveshja mes palëve. Barcelona nuk shkarkonte një trajner në mes të sezonit që prej 17 vitesh ndërsa Valverde kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimi.

 Trajneri i ri Quique Setien ka drejtuar në të kaluarën ekipe më të vogla se Barcelona si Las Palmas dhe së fundmi Real Betis. 61 vjeçari është një trajner që gjithmonë ka pëlqyer stilin e lojës së Barcelonës dhe është munduar ta aplikojë në ekipet që ka drejuar.Setien do të debutojë në pankinën e blaugranëve këtë të dielë ndaj Granadas dhe do të ketë direkt prezantimin me “Camp Noun”.

Ernesto Valverde

Quique Setien

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?