Politikë

Bardh Spahia me biznesin fason në Shkodër: Dyfishimi i të ardhurave, prioritet i madhi i qeverisjes së PD

10 Prill 2021, 12:32| Përditesimi: 10 Prill 2021, 17:16

  • Share

Biznesi fason në Shkodër sipas PD-së është braktisur nga qeveria shqiptare gjatë pandemisë. Në vend të ndihmës nga shteti, ky sektor jetik i ekonomisë sipas PD-së u përball me neglizhencë nga shteti atëherë kur kishte nevojë për mbështetje.

Kandidati i PD Bardh Spahia ka vizituar një prej bizneseve fason në Shkodër, ku është njohur me problematikat e këtij sektori, ku evidentoi se vëmendja e qeverisë ndaj biznesit ka qenë zero.

Në bisedat me punonjëset e fasonerive, Bardh Spahia është shprehur se 25 Prilli është dita e ndryshimit të madh për të gjithë shqiptarët.

Bardh Spahia deklaroi se PD ka një progam të mirëfilltë ekonomik, ku në fokus është rritja e pagës minimale në 36 mijë lek, rritjen e pensioneve me jo më pak se 5 % në vit, uljen e taksave dhe 110 mijë vende të reja pune.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 11/04/2021 10:46

    Si nuk kemi patur fat qe tu kishim pasur me perpara ne qeveri por kemi humbur 30 vjet kot me keta hajdutet qe Kane qene me perpara.

    Përgjigju
  • Bilali: 11/04/2021 10:08

    Shko o Bardh digj ndonje shkolle se ja ke mar doren

    Përgjigju
  • tani: 10/04/2021 22:32

    Ah i mjeri elektorat i PD ne Shkoder kush e perfaqeson?Person pa piken e personalitetit njerezor,i trashe e budalla si Bardh Spahija thojne ne Shkoder.Person me mentalitet krejtesisht primitiv ku sundojne veprimet banditeske primitive te shoqerueme nga nje medemek megollomani.Bashkeqytetar : mos votoni kto hajdut,vrasesa,mashtuesa e rrencak te PD.Kemi te tjere qe duhet ta perfaqesojne Shkodren.Ata jane qytetaret e vjeter shkodran qe kan lidhje shpirtnore me Shkodren e jo malcor e katundar qe nuk kan asnje lidhje me Shkodren

    Përgjigju
  • peoples: 10/04/2021 14:11

    Ky i biri i Ali Spahise do ndrije Shkodren?Ruhuni se ne shembullin e te atit vret dhe kater djem te tjere Shkodran

    Përgjigju
  • Kiko: 10/04/2021 13:34

    Marvin Halili. Kapobanda inshkodres ne krah te deputetit. Ky djal nuk din sa vrasje ka ba

    Përgjigju
  • Endri: 10/04/2021 12:35

    Akoma nuk e keni shpjeguar se si do i mblidhni. Vetem keni hapur thesin e premtimeve sikur leket do bien mga qielli po fituat ju. Mashtruesa si kryetari juaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?