Seanca parlamentare e 30 shtatorit 2024

Bardhi hodhi drejt saj këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

3 Tetor, 10:27| Përditesimi: 3 Tetor, 10:32

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën në Forumi Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes, ku i pranishëm është kreu i SPAK, Altin Dumani ai dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali ka folur dhe për incidentin në seancën e fundit plenare, ku Gazment Bardhi hodhi dret saj këmbën e karriges, por që shpëtoi falë ndërhyrjes së punonjësit të Gardës.

Spiropali tha se atë këmbë karrige do ta mbajë në zyrë, dhe se do e vendosë në një kornizë.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami.

Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë.

Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet.

Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?