TIRANË - Ashtu siç e kishte paralajmëruar ditën e djeshme, deputeti Gazment Bardhi thotë se ka dorëzuar në SPAK një kërkesë për ndjekje penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Igli Hasanit.
Kjo pasi sipas tij kanë kryer vepër penale duke përdorur trupi diplomatik të Shqipërisë në SHBA dhe Çeki për aktivitet të Partisë Socialiste, në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 2025.
Bardhi ka publikuar dhe foto ku duken ambasadorët e Shqipërisë në SHBA, dhe Çeki në tubimet e kryeminsitrit Rama apo në takimet e ministrit Taulant Balla.
Sakaq, Bardhi i kërkon dhe Presidentit të Republikës të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të kryetarit të Partisë Socialiste dhe drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
'Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës!
Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që ai e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.
Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimin dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.', shkruan Bardhi në X.
OJ GAZMENDA KUR DO TA KUPTOSH QE TY NUK TA FERSHELLEN NJERI PERVEC JARANEVE TE TU....
PërgjigjuGaz Bardha ish dashnorja Bashes krimineli Elbasanit merr rrogen e deputetit duke shetitur me makina te shtrenjta te zeza duke darkuar ne hotelet me te shtrenjta dhe ne dark shkruan ca email e ca letra ne denoncime dhe shpifje per tu justifikuar se po punon!
Përgjigju