Pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe nuk miratoi as ndryshimet për Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim nga Gazment Bardhi.
“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.
Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Opozita bllokon foltoren, rrëzohen mes tensionesh dy kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për 'Zgjedhoren'! Berisha: Tinëzare! Bardhi: E paprecedentë
B.K/ReportTv.al